Filluan grevat për pagat

2 Shkurt 2011, 09:23Rajoni TEMA

Nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë sot janë kthyer në shtëpitë e tyre. Ata gjetën të mbyllura dyert e shkollës. Mësimdhënësit e tyre kanë hyrë në grevë, për shkak se dje, as sot nuk morën pagat me shtesën e premtuar nga kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
Lajmin për fillimin e grevës në këtë shkollë e konfirmoi për Koha.net edhe Ali Shabani, kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit të Shkollave të Kosovës, sindikatës më të madhe në vendin tonë. Ai ka paralajmëruar një konferencë shtypi për orën 10.
Kryeministri në largim, Hashim Thaçi, gjatë fushatës zgjedhore kishte premtuar rritje pagash për shërbyesit civilë,  punëtorët e arsimit parauniversitar dhe ata të shëndetësisë rritje pagash 50 për qind. Kjo rritje duhej të fillonte të merrej me pagat e janarit. Por dje, zëvendësministri i Ekonomisë e financave, Bedri Hamza, komunikoi se pagat do të ishin ato që kanë qenë para rritjes së premtuar dhe se duhej të konsideroheshin paradhënie, kurse me rritje do t’i merrnin pasi të miratohej buxheti nga përbërja e re Parlamentit të Kosovës.
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka tërhequr vërejtjen që kur u bën premtimet për rritje, se do të shkelej marrëveshja e Qeverisë së Kosovës me të  po ndodhi siç thoshte kryeministri dhe se nuk do të kalonte pa pasoja.

“KD”

Lini një Përgjigje