Kampionia kosovare e xhudos do garojë për Azerbajxhanin

2 Shkurt 2011, 09:08Rajoni TEMA

Majlinda Kelmendi është një nga emrat më të njohur në botë sa i përket sportit të xhudos. Synimet e saj janë fitimi i medaljes së artë në Lojërat Olimpike të vitit 2012. Por ajo thotë se ka pranuar një ofertë për të garuar nën flamurin e Azerbajxhanit. Ky shtet i ka premtuar asaj një pagë mujore prej 5 mijë eurosh dhe në rast se fiton medaljen e artë, ajo do marrë 2 milion euro.

Paga e saj prej 500 eurosh nuk është e mjaftueshme dhe duket se Kelmendi është joshur nga oferta bujare. Më përpara Kelmendi ka garuar me flamurin e Shqipërisë.

Lini një Përgjigje