KQZ: PDK 32.40%, LDK 24.67%, VV 12.55%...

24 Janar 2011, 15:28Rajoni TEMA

Një ditë pas rrjetit të OJQ-ve “Demokracia në Veprim” edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet preliminare për rivotimet e 23 janarit në Mitrovicë dhe për zgjedhjet e 12 dhjetorit në nivel vendi, por një gjë të tillë nuk ka mundur ta bëjë edhe për votat e kandidatëve për Kuvendin e Kosovës.

Në bazë të rezultateve në nivel vendi KQZ-ja ka nxjerr fituese të zgjedhjeve PDK-në me 32.40 për qind, e pasuar nga LDK-ja me 24.67 %, ndërkaq Vetëvendosje është radhitur e treta me 12.55%. Pasojnw AAK me 11.9 %, AKR 7.22%, FER 2.15% dhe LDD 2.13%.

Ndërkaq, sipas KQZ-së dalja e në zgjedhjet e përgjithshme në nivel vendi, ka qenë 47 për qind. Në nivel vendi nuk janë të përfshira votat me kusht, votat nga diaspora dhe ato të anuluara nga KQZ-ja.

Sa i përket rezultateve preliminare për zgjedhjet e së dielës të mbajtura në Mitrovicë, KQZ ka nxjerr fituese sërish PDK-në me 47.47 për qind, LDK 22.3%, Vetëvendosje 11.5%, AAK 6.3%, AKR 6%, FER 1.4 % dhe LDD 0.2%.

Sipas KQZ-së, dalja e përgjithshme e votuesve në rivotimin e djeshëm në Mitrovicë ka qenë 26.8 për qind.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka thënë se certifikimi i zgjedhjeve të 12 dhjetorit do të bëhet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe një gjë e tillë, sipas saj, do të bëhet sipas afateve ligjore. /zëri/

Lini një Përgjigje