EULEX bastis katër kompani, e përfshirë edhe MTPT

18 Janar 2011, 12:34Rajoni TEMA

Departamenti ekzekutiv i Policisë së EULEX-it ka bastisur katër kompani nëpër vende të ndryshme në Kosovë: Prishtinë, rajon të Pejës dhe në Prizren, në lidhje me një hetim për një tender të dyshimtë, ku është e përfshirë Ministria e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit.

Bastisjet janë autorizuar nga gjykatësi i EULEX-it i procedurës paraprake në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë.

“Në një hetim tjetër për tenderë të dyshimtë në komunën e Gjilanit, departamenti ekzekutiv i Policisë së EULEX-it ka kryer bastisje në dy kompani në Gjilan”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga EULEX.

EULEX njofton se dy hetimet e mësipërme për korrupsion janë nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Speciale të Kosovës (SPRK). /zëri/

Lini një Përgjigje