New Born

15 Janar 2011, 15:09Rajoni TEMA

Nga Lawrence Marzouk

Me votimet e javës së fundit në Sudanin Jugor për ndarjen nga pjesa veriore e shtetit më të madh afrikan, Kosova duket se do ta humbasë statusin e privilegjuar të “shtetit më të ri në botë”.

Ndërsa vendi i saj si numri një në ligën e të rinjve dikur do të mbaronte, koha që ndodhi na tregon se bota lëviz më shpejt.

Ky emërtim nuk ishte thjesht i dobishëm për gazetarët që kërkonin një emërtim të thjeshtë për artikujt e tyre, por ishte edhe tregues i pozicionit të Kosovës në botën e politikës ndërkombëtare.

Me kalimin e kohës, vëmendja do të zhvendoset nga Kosova në zona të tjera të trazuara e bashkë me këtë do të minimizohet përkushtimi i Bashkimit Europian, Shteteve të Bashkuara dhe lojtarëve të tjerë kyç.

Në thuajse tre vjet pavarësi Kosova ka arritur 73 njohje- mjaft poshtë asaj që është e nevojshme për të siguruar një vend në OKB.

Këto njohje erdhën si pjesë e një përpjekje të bashkërenduar ndërkombëtare ndaj është e drejtë të pyesësh nëse do ruhet edhe kjo normë kaq dëshpëruese.

Zgjedhjet e manipuluara, politikanët e korruptuar dhe miratimi i ligjeve që nuk plotësojnë standardet e BE-së janë tre fusha ku po testohet vendosmëria e mbështetësve të Kosovës.

Në rrugën e saj aktuale, është marrëzi të besohet se Prishtina do të bëjë përparimin që i duhet për të kënaqur mbështetësit e saj, pa le pastaj kritikët.

Prandaj është shumë e rëndësishme për institucionet që të kapin këtë pak kohë që u ka mbetur si vend në qendër të vëmendjes për të trajtuar këto çështje kaq problematike e për të fituar më shumë njohje.

Për ta bërë këtë, ajo duhet të rinovojë plotësisht qëndrimet e saj ndaj qeverisë- dhe qeverisjes.

Nëse nuk e bën këtë, Kosova mund ta gjejë veten të ngrirë jashtë komunitetit ndërkombëtar, pa një zë në Bashkimin Europian apo në Kombet e Bashkuara.

Është një e ardhme që shumë pak dëshirojnë ta parashikojnë, por që po bëhet gjithmonë e më e mundur me kalimin e kohës.

*Balkan Insight

Lini një Përgjigje