Guinea- Bissau njeh Kosovën

13 Janar 2011, 16:10Rajoni TEMA

Republika e Guinea- Bissau e ka njohur shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës. Kështu ka bërë të ditur Aleanca Kosova e Re gjatë një konference për medie të mbajtur të enjten pasdite.

Republika e Guinea- Bissau ndodhet në Afrikën perëndimore dhe kufizohet me Senegalin në veri dhe me Guinenë në jug dhe lindje, ndërsa me Oqeanin Atlantik në perëndim.

Guinea- Bissau është shteti dytë që njeh pavarësinë e Kosovës këtë vit, pas Katarit, dhe i 74-ti që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt, 2008. /Zëri/

1 komente në “Guinea- Bissau njeh Kosovën”

  1. Epirioti says:

    Hallall Guinezet! Urime dhe pergezime vllezerve kosovar, cdo njohje e re eshte nje fitore e nje beteje te re deri ne fitoren perfundimtare ne OKB.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje