Freedom House, në raportin e vet që ka publikuar për vitin 2010, Shqipërinë dhe Kosovën I ka cilësuar si vende “pjesërisht të lira”. Në listën e vendeve “pjesërisht të lira”, në Ballkan bëjnë pjesë edhe Maqedonia dhe Bosnja e Hercegovina, ndërsa Serbia dhe Mali I Zi bëjnë pjesë në vendet e e përcaktuara “të lira”. Në total, sipas raportit të Freedom House, numri i vendeve të lira në vitin 2010 ra në 87 nga 89 që ishte një vit më parë. Numri i vendeve që janë demokraci zgjedhore ka rënë në 115, krahasuar me 123 që ishte në 2005. Me pak fjalë, 2010 nuk ishte një vit i mbarë për lirinë.