Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet preliminare për secilin subjekt politik në nivel qendror, pas rivotimeve që u mbajtën të dielën në pesë komuna.
Duke mos llogaritur vetëm Mitrovicën, qytet ky në të cilin votimet do të përsëriten më 23 janar, përqindjet për secilën parti në nivel vendi janë: PDK- 32.0%, LDK- 24.7%, VV- 12.6%, AAK- 11.2%, AKR- 7.3%, LDD- 2.2% dhe FER – 2.2%.
Në këto përllogaritje janë futur edhe të dhënat nga votat e rinumëruara.
Më 23 janar ndërkohë, votimet për zgjedhjet parlamentare do të përsëriten në krejt komunën e Mitrovicës.
Ky vendim pason atë të Gjykatës Supreme të Kosovës, e cila pati vendosur që në 24 qendra votimi në Mitrovicë të përsëriten zgjedhjet për shkak të parregullsive. RFE