Turqia arreston kirurgun turk që kryente heqjen e organeve

11 Janar 2011, 20:54Rajoni TEMA

Autoritetet turke kanë arrestuar doktorin Jusuf Sonmez, i cili besohet se është i përfshirë në një rrjet ndërkombëtar të trafikut të organeve.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve Anatolia, sipas së cilës policia e ka marrë në pyetje Sonmezin – i akuzuar për përfshirje në trafik organesh në Kosovë, në bashkëpunim me klinikën “Medicus”.

Prokurori i EULEX-it, Xhonatan Ratel, ka deklaruar në Prishtinë gjatë seancës konfirmuese për rastin “Medicus”, se personat e varfër ishin dërguar në Kosovë bazuar në premtime false se do të paguheshin nëse jepnin veshkat.

Këto të fundit shiteshin në tregun e zi të organeve.

Ratel e ka përshkruar Sonmezin si “pjesëmarrës kyç në operacionet” e kryera në klinikën private “Medicus”.

1 komente në “Turqia arreston kirurgun turk që kryente heqjen e organeve”

  1. brace1 says:

    Organizatoret e ktije krimi,se bashku me kyte doktor pise duan PLUMBIN,sja vlen me teper te humbesh kohe per kta kriminele.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje