Mustafa-Thaçit: Ku shkuan 30 mijë vota?

11 Janar 2011, 17:22Rajoni TEMA

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa tha të martën se partia e Hashim Thaçit duhet të përgjigjet se ku mbetën më shumë se 30 mijë vota, të cilat i kishin më 12 dhjetor dhe i humbën më 9 janar.

Kreu i LDK-së theksoi se kjo tregon për mënyrën se si janë mbushur kutitë e votimit gjatë zgjedhjeve të 12 dhjetorit, duke hedhur poshtë arsyetimin e PDK-së se votat e munguara ishin të diasporës, sepse, sipas tij, të gjithë e dinë se në perëndim njerëzit i kanë pushimet pas datës 24 dhjetor.

Megjithatë, Mustafa nuk vlerëson lartë as procesin e ripërsëritjes së zgjedhjeve në janar.

Sipas tij, rezultatet e ankesave do të dëshmojnë për parregullsitë që janë shënuar edhe në këto zgjedhje, prandaj, pohimet e PDK-së se ajo shumë shpejtë do të formojë qeverinë e re për Mustafën duken të paarsyeshme.

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa në 11-vjetorin e vrasjes se veprimtarit, Enver Maloku, bëri homazhe te shtatorja e tij në Prishtinë.

“ZERI”

1 komente në “Mustafa-Thaçit: Ku shkuan 30 mijë vota?”

  1. Frederik says:

    Plaga e infektuar e korrupsionit ne te dya ant e kufirit shqiptar-kosovar eshte aq e madhe sa duhet operuar dhe te nxirret jashte qelbi. Keta lloj politikanesh qe duan me shume xhepin se sa Atdheun , nuk i duhen shqiptareve.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje