Ish kandidati presidencial i Kroacisë, Dejan Golubiç, ka themeluar një faqe interneti sipas shembullit të WikiLeaks-it, e cila do të publikojë informata për politikanët e vendit.
Golubiç deklaroi se ka ardhur koha që dikush ta thotë të vërtetën, ndërsa materialet anonime do të mbështeten nga provat.
Sipas mediave kroate, Golubiç posedon dokumente të fshehta për aferën e ish kryeministrit Ivo Sanader.
Pritet që faqja në internet të fillojë së funksionuari javën e ardhshme.