Berisha: Dik Marti është racist ndaj shqiptarëve dhe hebrenjve

13 Janar 2011, 16:55Rajoni TEMA

Që Shqipëria e Kosova po bashkojnë forcat për t’iu përgjigjur raportit të Dik Martit, kjo dihet. Se si do i përgjigjen këtij raporti, ende nuk dihet me saktësi. Deri më tani kemi dëgjuar të përsëritur në gojën e çdo politikani shqiptar që “raporti është gatuar në kuzhinën nacionaliste serbe”. Kaq. Nuk dihet nëse kjo do jetë përgjigja që do bindë parlamentarët e Këshillit të Europës, por kryeministri Berisha ka gjetur edhe një metodë tjetër për të demaskuar raportin. Sipas tij, raporti është racist ndaj shqiptarëve, por edhe ndaj hebrenjve. Duke folur me ushtruesin e detyrës së presidentit në Kosovë, Jakup Krasniqi (ky i fundit ndodhet në Shqipëri për të bashkërenduar forcat për të rrëzuar raportin Marty), Berisha tha se raporti është racist se thotë që veshkat shkuleshin nga shqiptarët e u jepeshin hebrenjve. Pse nuk u jepeshin rusëve, ka aluduar Berisha. “Po ta vini re, Dick Marty shkulës të veshkave ka zgjedhur shqiptarët dhe marrës të veshkave ka zgjedhur hebrenjtë. Nuk mund të ishte ndonjë rus apo ndonjë tjetër për të marr veshka të trafikuara, por duhet të ishte hebre, për të dalë akoma më lakuriq në racizmin e tij,” tha Berisha.

Nuk dihet nëse kjo retorikë do të bindë të huajt, që kërkojnë hetim e fakte. Duke përdorur antisemitizmin apo etiketime si nazist për Martin, zor se do bindim ndokënd. Mjafton të kujtojmë çfarë tërmeti shkaktoi në Zvicër krahasimi që i bëri Thaçi Martit me nazistin Gebels.

3 komente në “Berisha: Dik Marti është racist ndaj shqiptarëve dhe hebrenjve”

  1. dymi says:

    Nuk argumentohet e drejta me batuta sado te bukura te jene. Ne Shqiperi Kryeministri ka pesur sukses por Europa do argumenta. Uroj qe kordinimi me koleget kosovare te sjelle rezultate pozitive aq te deshiruara per ne shqiptaret, ne vecanti per ceshtjen Kosovare.

  2. Petrit Kola says:

    Duet UDB-ashash…

  3. Petrit Kola says:

    Monday, January 10, 2011
    Pakez drite

    Kur palsi akuza nderkombetare ndaj Hashim Thacit per trafikim organesh Ilir Meta ishte tek eproret e tij ne Beograd. Per cudi prej Beogradit Ilir Meta dhe vete Beogradi dolen ne krahun e Hashim Thacit. Iso mbajten edhe klyshat serbo-grek ne Tirane ndersa shumica e shqiptareve ra na gracken e ngritur prej tyre.
    Personalisht besoj se jo vetem UCK-ja por as individ si Hashim Thaci nuk kane trafikuar organe, qofte njerzish ose kafshes.
    Personalisht jam i mendimit se Hashim Thaci eshte i pafajeshem, sikurse fakt eshte qe Hashim Thaci nuk perfaqson as UCK-ne dhe as kombin shqiptar.
    Por c’fare po ndodh, perse Beogradi e don Thacin ne pushtet?
    Dihet qe Hashim Thaci e shkeli betimin e UCK-se dhe per te teper e braktisi kombin shqiptar duke u perpjekur te krijoj ate kosovar!!! Hashim Thaci deklaron se nuk eshte per bashkim por per integrim ne BE te kombit me te ri ne Ballkan atij kosovar!!!
    Ne se Ashim Thaci largohet nga pushteti, i dyti ne radhe eshte Albin Kurti qe hapur ka deklauar se eshte per bashkimin e krahines shqiptare te Dardanise me trungun Shqiperi.
    Albin Kurti Kryeminister i Dardanise do te shnonte piken e ktheses drejt realizimit te te drejtes se shqiptareve per tu bashkuar. Me Albin Kurtin Kryeminister eskluziviteti i sherbimit sekret serb ne Dardani mirte fund.
    Jo vetem kaq, por ne Shqiperi gjithashtu eskluziviteti serb dhe grek do te mirte fund. Sali Berisha, Edi Rama… PD, PS… do te detyroheshin te shpallnin veten hapur sherbetore te serbit e grekut pasi hapur do te refuzonin Bashkimin qe do te kerkohej prej Albin Kurtit dhe krejt shqiptaret ane e mban botes.
    Natyrisht qe gjasat jane te kishte ndonje konflikt lokal por rezultati perfundimtar do te ishte ne dobi te te drejtes se shqiptareve per tu bashkuar.
    Pikerisht kete gje kerkon ta pengoje Serbia dhe Greqia duke mbeshtetur Hashim Thacin, ndaj i dhane urdher artopolanteve te tyre qe ta mbrojne Hashim Thacin duke e njesuar ate me UCK-ne dhe kombin shqiptar, c’ka nuk eshte e vertet.
    Po mbrijme ne fund te tunelit te erresires. Po shohim drite ne shqiptaret. Bashkimin e shqiptareve nuk e pengojn dot as Berishat as Thacat, as Nanot, as Ramat, as Janullatost, as Milloshevicat, as Rugovat…

Comments are closed.

Lini një Përgjigje