Xhavit Haliti, zyrtar i lartë i PDK-së, i përmendur në raportin e Martyt, ka thënë se ky raport në thelb është një dokument “politik”, i cili është bazuar në burime që kanë në agjendë diskreditimin e UÇK-së.
“Nuk jam befasuar me raportin. E kam përcjellë këtë çështje për vite të tëra dhe përmbajtja e raportit është politike”, ka thënë Haliti për “Balkan Insight”.
Ai tha se të dhënat në raport nuk janë verifikuar dhe se përmbajtja e tij është e bazuar në burime të pasigurta dhe në raporte mediale.
“Kur them ‘media’, dua të them mediet në Kosovë dhe Shqipëri dhe disa persona të caktuar të cilët, për arsye politike, kanë tentuar ta diskreditojnë UÇK-në”, ka thënë ai.
Haliti thotë se raporti me gjasë do të aprovohet më 25 janar në seancën e radhës të Këshillit të Sigurimit ndërsa Kosova dhe Shqipëria duhet të përgatiten për hetime nga prokurorët evropianë.
“Besoj se rezultati do të jetë i ngjashëm me rezultatet e hetimeve të mëhershme nga UNMIK-u dhe nga EULEX-i ndaj UÇK-së”, thotë Haliti.
Ai tha se Marty dhe të gjithë faktorët tjerë që i kanë ndihmuar atij që ta përpilojë raportin duhet t’i paraqesin faktet tek prokurorët e EULEX-it.
“Mendoj se është një organ kompetent i hetimeve. Është organ i hetuesisë evropiane. Mendoj se nuk ka asnjë mundësi që njësiti i hetimeve të EULEX-it të mund të ndikohet nga politika e Kosovës apo e Shqipërisë”, ka theksuar Haliti për “Balkan Insight”.
Megjithatë, ai ka pranuar se raporti i ka shkaktuar dëme të mëdha Kosovës, por kjo do të rregullohet kur hetuesit do të dëshmojnë se asnjë prej akuzave në raport nuk janë të vërteta.
“ZERI”
Comments are closed.
jane vetem mediat e sali berishes qe ndihmojne raportin e DiCK MARTIN