Dokumentet e NATO-s: Hashim Thaçi është “peshk i madh” i krimit të organizuar

25 Janar 2011, 10:31Rajoni TEMA

Gazeta “The Guardian” ka rikthyer sërish akuzat ndaj Hashim Thaçit, një ditë përpara se Këshilli i Europës të diskutojë për raportin e Dik Martit. Gazeta ka siguruar dokumente sekrete të NATO-s, që e quajnë Thaçin “peshkun më të madh” të krimit të organizuar. Gazeta citon emrin e Xhavit Halitit si njeriun kryesor të Thaçit. Gazeta shkruan se sipas NATO-s, Thaçi është i lidhur me mafian shqiptare. Thaçi e Haliti citohen edhe për vrasjen e tmerrshme të gazetarit Ali Uka. Sipas saj, Uka, shok dhome i Thaçit, u vra me kaçavidë. Uka kishte mbështetur lëvizjen për pavarësi, por kishte hedhur kritika në gazeta për këtë lëvizje.

Lini një Përgjigje