Kosova si Kolumbia?

27 Janar 2011, 09:55Rajoni TEMA

Dhjetëra prokurorë të shteteve nga Ballkani dhe Evropa kanë menduar se po flitet për Kolumbinë, kur kanë dëgjuar prezantimin e prokurores së EULEX-it, Gabriele Walentich, se brenda ditës në Kosovë qarkullojnë katër deri në pesë tonelata drogë të llojit heroinë.

Walentich këtë prezantim e ka bërë më 24 nëntor të vitit të kaluar në Dubrovnik të Kroacisë në konferencën: “Masat për parandalimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit”, të organizuar nga Fondacioni Gjerman për Bashkëpunim Ligjor Ndërkombëtar.

Prokurorja e EULEX-it, kishte qenë e vetmja nga Kosova, derisa nga vendet tjera si Kroacia, Sllovenia, Bosnja, Ukraina, Turqia, Gjermania, Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Bullgaria, Rumania, Maqedonia, Rusia, Kazakistani, Bjellorusia, Moldavia dhe Irlanda, kanë qenë të pranishëm edhe kryeprokurorët shtetërorë.

Por, megjithatë në këtë mes kishte pasur edhe kosovarë, në cilësinë e mysafirëve, kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Musa Dragusha, një punonjës tjetër i kësaj ode si dhe avokati, Tomë Gashi.

Në ditën e dytë të konferencës, në panel bashkë me prokurorë të vendeve të tjera, është paraqitur edhe Gabriele Walentich me prezantimin e saj disa faqesh. Burime të gazetës “Zëri” brenda misionit EULEX qartësojnë se në datat e mbajtjes së kësaj konference Walentich zyrtarisht gjendej në pushim vjetor, dhe se EULEX nuk ka pasur njohuri për një prezantim të tillë.

Sipas këtij misioni, del se Walentich në Dubrovnik ishte paraqitur “krye në vete”, para përfaqësuesve të 18 shteteve me gjithsej 131 pjesëmarrës. Para kësaj audience, Walentich ka prezantuar se Kosova është në mes të Ballkanit, dhe si e tillë është pikë strategjike për dukuri të paligjshme.

Burimi i krimit të organizuar në Kosovë, sipas prezantimit të saj, një kopje të të cilit e ka siguruar “Zëri”, nis me gërshetimet e ngushta mes politikës, ekonomisë dhe strukturave ndërkombëtare që operojnë në Kosovë.

Tregu në Kosovë, sipas Walentich, është i vogël, prandaj edhe ekzistojnë marrëdhënie të ngushta me krimin e organizuar në Evropën Perëndimore. Këto, sipas prezantimit, manifestohen në kontrabandimin e mallrave të ndaluara, armëve dhe drogës, por edhe të tjerave…

“ZERI”

1 komente në “Kosova si Kolumbia?”

  1. keni says:

    keshtu ne kosov perfitojn te ashtuquaturit nderkombtare te cilet ne vendet e tyre jan te klasit te fundit sepse perendimi ata te miret i ndal per vete e keta qe vijne ne kosov me xhepa bosh menjiher e kuptojn se jan bere DIKUSHIdhe nisen ne aksion duke share kosoven i mbushin xhepat dhe ikin por une do te propozoja qe kesaj prokurorje menjihere ti blihet nji bilet dhe te iki ne vendin e vet ku se njef njeri

Comments are closed.

Lini një Përgjigje