Deputeti shqiptar, Shpëtim Idrizi gjatë fjalës së tij në Asamblenë Parlamentare të KiE ka hedhur poshtë raportin e Dick Marty mbi trafikimin e organeve.
Duke e cilësuar raportin si një regji ruse, Idrizi ka ftuar senatorin zviceran që të publikojë dëshmitë e tij.
“Sot është një tjetër raport, i iniciuar nga Rusia, i mbështetur nga Serbia, me qëllim që të sulmojë BE-në, SHBA, UCK-në dhe Hashim Thacin. Raporti juaj nuk mund të gjejë asnjë të vdekur që i janë marrë organet. Ju ftoj të publikoni intervistat që janë bërë”, ka deklaruar Idrizi.
Ai ka theksuar se ky raport është një vazhdim i politikës së Sllobodan Milloshevic, për të barazuar viktimat me kriminelët e lustës.
“Organet nuk mund të vihen nga një trup në tjetrin. Ky raport është plot të pavërteta dhe në të shihet se kriminelët janë bërë baraz me viktimat. Milloshevici i ka përdorur këto fabrika për të fabrikuar këto të pavërteta dhe për të barazuar kriminelët me viktimat”, ka pohuar Idrizi.
Ai ka shtuar më tej se kryerja e aktiviteteve kriminale që pretendohen në raportin e Dick Marty ka qenë e pamundur, pasi Kosova prej një dekade ndodhet nën mbikëqyrjen e ndërkombëtarëve.
“Prej vitit 1999 Kosova është shteti më i monitoruar nga UNMIK dhe EULEX dhe nëse këto krime janë bërë duhet të ishin zbuluar. Të bëhen hetimet dhe të bëhen provat publike”, ka shtuar Idrizi.
Comments are closed.
Idrizo,fjalimi yt-me vjen keq qe e them-ishte shume kot,shabllonizem i gjalle,futja kot ne pergjithesi,si flitet ne parlamentin shqiptar.Mos ta kishte dhene Sala me vete?