Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, të enjten, pas nënshkrimit të një marrëveshje për ndarjen e 63.9 milionë euro nga Komisioni Evropian për Kosovën, tha se ka siguruar numrin e mjaftueshëm të deputetëve për të krijuar qeverinë e re.
Ai gjithashtu bëri të ditur se konsultimet për koalicionin zyrtarisht do të fillojnë të hënën dhe qeveria do të krijohet para 17 shkurtit, Ditës së Pavarësisë.
Thaçi theksoi se PDK nuk synon t’i ketë tri postet kyçe në institucionet e vendit, por tha se president nuk do të mund të jetë askush që nuk ka kaluar përmes procesit zgjedhor.
Ndërkaq, sa i përket mos-rritjes së pagave të premtuara, Thaçi nuk iu ka kërkuar falje atyre ndaj të cilëve nuk e ka mbajtur premtimin, me arsyetimin se “kjo rritje do të ndodh ashtu siç është marrë vendimi i qeverisë”, mirëpo sipas tij fajtor për këtë vonesë janë zvarritësit e procesit zgjedhor.
“ZERI”
Comments are closed.
ti more djal i mire,qe ne momentin qe i lejove vehtes te fusesh doren ne kutin e votimit dhe te deformosh procesin zgjedhor qofte edhe me nje vot te vetme ,tregon se i ke marr mesimet e para nga politika e demokratve shqiptar dhe pa dyshim qe ne te ardhmen do e besh keq e me keq,njelloi si Berisha,,uroj te gjesh forca e kurajo per ta mposhtur kete tundim ne te mire te vendit e shoqerise Kosovare,por fakti qe kurr nuk denoncuat veprime te tilla,le pagez shpres se jeni ne rrugen e mbar,,