Dy deputetë të Lëvizjes “Vetëvendosje”, që fituan mandatin në krah të kësaj të fundit, ende pa hyrë në Parlament kanë vendosur t’ia kthejnë shpinën Albin Kurtit. Në fakt, janë dy kandidatët nga Lëvizja për Bashkim, që garoi në koalicion parazgjedhor me “Vetëvendosjen”. Për më tepër, Agim Kuleta dhe Aurora Bakalli mund të jenë edhe në qeverinë e ardhshme Thaçi.
Largimin nga Lëvizja “Vetëvendosje” e ka konfirmuar për “Epokën e Re” kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku. “Po, është e vërtetë që dy kandidatët e Lëvizjes për Bashkim nuk do të jenë përfaqësues të Vetëvendosjes në Kuvend”, ka thënë Klinaku, duke shtuar se marrëveshja me Vetëvendosjen ka qenë vetëm parazgjedhore. Ai po ashtu ka konfirmuar bisedimet me PDK-në për qeverinë e ardhshme.
Ndërkohë, në një intervistë për “Bota Sot”, më 25 nëntor 2010 – disa javë para zgjedhjeve nacionale, kreu i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku kishte thënë se do të bënte koalicion vetëm me ata që janë për bashkim kombëtar.
“Nuk është e saktë se ne e preferojmë opozitën. Ne duam ta marrim tërë pushtetin dhe ta formojmë një qeveri të bashkimit kombëtar dhe koalicion do të bënim me të gjitha ato parti politike që do të ishin pajtuar me programin e Bashkimit Kombëtar. Mirëpo pesë partitë politike, që e kanë pasur këtë rast, nuk kanë treguar interesim, shenja përmirësimi nuk duken, pra me ata nuk mund të bëjmë koalicion, ne do të bëjmë koalicion vetëm nëse ka interesim për bashkim kombëtar”, kishte thënë Klinaku.
“KD”
Comments are closed.
Lind “LSI – Kosova” deviacion i rrezikshem politik…
Sa te paftyre,gjithmone ne rracen shqiptare do kete me shumice ksij lloji.Haram ato pare te flliquna qe jeni ble.
Lakmia per pushtet para fatit te Kosoves eshte shprehja e karakterit te tyre . Fati i Kosoves nuk varet as sot dhe as neser nga koalicionet e ketij lloji per formimin e qeverise. Fati i Kosoves do te ndryshoje pozitivisht kur te kete nje qellim strategjik te afert dhe te larget dhe te betuar per ta arritur ate nga vete deputetet kosovare duke mos u joshur nga karrige qeveritaresh qe sot jane dhe neser s’jane.
Shqiptaret vertet jane nje shoqeri ne tranzicion me probleme te medha dhe ne sensin patriotik per sa i perket pjelles se tij qeveritare , por kosovareve nuk u falet kurre dobesia para pushtetit dhe parase pasi ne emer te asaj Kosove te gjakosur , ku gjakrat ende nuk jane thare , deputetet e saj duhej te perkushtoheshin per te me patriotizmin me te larte. Tashme per nje pushtet disa kalojne ylberin . Sa turp.