Hoxhaj, Limaj, Mujota... jashtë Qeverisë

4 Shkurt 2011, 18:49Rajoni TEMA

Ndryshime thelbësore pritet të ndodhin në qeverinë e ardhshme nëse ndodh ashtu siç raporton agjencia Kosovapress duke u mbështetur në burime të veta të besueshme.

Ajo shkruan se jashtë qeverisë së ardhshme do të mbesin “për shkak të performancës së dobët”, ministrat Enver Hoxhaj, Fatmir Limaj, Ahmet Shala, Justina Pula, Fehmi Mujota…Kurse disa nga emrat e rinj, thuhet se do të jenë Memli Krasniqi, Shaip Muja, Fadil Demaku, Berat Buzhala.

Sipas raportit të kësaj agjencie, të cilën e përcjellë indekskosova, ministri i Transportit dhe Pos-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, që doli personi i dytë më i votuar në PDK, preferon që të mbetet pjesë e Kuvendit të Kosovës, po ashtu mund të jetë edhe njëri nga anëtarët e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Pjesë e kabinetit, siç raportohet, do të vazhdojnë të jenë zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, ministri i Integrimeve, Besim Beqaj, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, zëvendësministrja e Jashtme, Vlora Çitaku.

“ZERI”

Lini një Përgjigje