Partia Demokratike e Kosovës ka “hapur” zemrën me kundërshtarin më të madh politik në vend. Burime të afërta me kryeministrin në largim i kanë thënë portalit Ekonomisti se Hashim Thaçi është i gatshëm të bëjë kompromise të mëdha vetëm që në ekzekutiv ta ketë Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës të Ramush Haradinajt.
Madje, ky burim thotë se Thaçi i ka ofruar AAK-së hapësirë konkrete dhe mjaft të gjerë në kabinetin e ardhshëm, aq sa madje askush në PDK nuk e ka pritur.
“Kryeministri është treguar shumë fleksibil. Ai ka qenë i gatshëm të ofrojë për AAK-në nga 5 deri në 7 poste ministrore, plus një pozitë të zëvendëskryeministrit”, tha ky burim.
Megjithatë, edhe kjo ofertë ka qenë e papranueshme për AAK-në, që tash për tash po mban një qëndrim, atë kundër futjes në qeveri nën drejtimin e Hashim Thaçit. Se çfarë qëndrimi mund të ketë AAK-ja, pas vizitës që janë duke i bërë zyrtarë të kësaj partie liderit të vet Ramush Haradinajt në Sheveningen të Hagës, pritet të shihet. Pos, nuk ka dyshim se oferta e Thaçit ka tundur mendje të shumta përbrenda AAK-së, duke i bërë që të mendojnë seriozisht për ofertën e kryeministrit në largim./kohaditore/
Comments are closed.
Kosovaret te punojne bashke per zhvillimin e Kosoves.