Qeveria e re e Kosovës, PDK-AKR-Lista Rugova dhe minoritetet

9 Shkurt 2011, 17:17Rajoni TEMA

Tashmë është arritur marrëveshja për koalicion mes PDK-së dhe AKR-së. Sipas një zyrtari të lartë të PDK-së, të cilit i referohet ky medium, koalicioni sigurisht do të përfshijë Listën Ibrahim Rugova si dhe minoritetet, ka bërë të diur  RTK, duke iu referuar burimeve të sigurta.
Sipas RTK-së, kjo i bie që koalicioni do të ketë mbështetjen e 65 deputetëve: PDK ka 34 deputetë, AKR ka 8, minoritetet 22 deputetë (pa partinë e Rada Trajkoviqit), si dhe një deputet nga Lista “Ibrahim Rugova”, që është Ukë Rugova.
Ndërsa në orët e pasditës kryeministri Hashim Thaçi ka mbajtur një takim me grupin parlamentar të PDK-së ku i ka njoftuar për zhvillimet e fundit politike.
Sipas RTK-së, pritet që marrëveshja për koalicion të formalizohet deri në fund të javës.

Lini një Përgjigje