Branko Crvenkovski i Partisë Socialdemokrate në opozitë në Maqedoni, ka paralajmëruar qeverinë se vendi mund të kalojë një revolucion si ai në Egjipt, që mund të sjellë rrëzimin e qeverisë. Reagimi i tij erdhi pasi opozita ka bojkotuar kuvendi dhe akuzon se Nikolla Gruevski po cenon liritë themelore në vend. Crvenskovski tha se opozita nuk e do skenarin egjiptian. “Por ajo që do nxjerrë njerëzit në rrugë është keqqeverisja antidemokratike e Gruevskit”, tha ai.