Serbia ne BE ka shans vetëm nëse njeh Kosovën
Në intervistën e dhënë Info Globit, Florian Bieber politikolog dhe ligjërues në Universitetin e KENT-it në Britaninë e Madhe, fletë për aktuali
tetin dhe të ardhmen e vendeve ballkanike në kontekstin e integrimeve evropiane. Sipas Bieber, sa i përketë integrimit në BE, duket se Mali i Zi mund të jetë në avantazh, në krahasim me vendet e tjera. Serbia është më afër BE-së, se Kosova, por që të futet në te, asaj i duhet ta njohë Kosovën.
Florian Bieber, është i bindur se elitat qeverisëse në këto vende flasin në favor të integrimeve evropiane, por në fakt e bllokojnë procesin e integrimit, kurse ‘një pjesë e elitave intelektuale në rajon edhe më tej fletë për nacionalizmin, e së këndejmi ato po ndihmojnë partitë në pushtet, të cilat flasin për interesa nacionale dhe i përdorin ato si justifikim për të zvarritur procesit e integrimit në Bashkim Evropian.’
InfoGlobi: Prishtina e Beogradi do të fillojnë bisedimet për çështjet teknike. Çfarë prisni nga ky dialog dhe cilat janë skenaret e mundshme të dalin nga ai?
Bieber: Pesimizmi im po shtohet. Sa më shumë që shtyhet formimi i qeverisë së Kosovës, punët do ecin më vështirë, sepse ka mbetur pak kohë.Qeveria e Serbisë nuk ka disponim për kompromise të mëdha, nëse procesi shtyhet më afër zgjedhjeve parlamentare të parlajmëruara për muajin maj të vitit 2012. Ngjashëm, qeveria e Kosovës, duket se do të jetë e dobët dhe mund të hezitojë të bëj kompromise ose mund ta ketë vështirë të sigurojë mbështetjen për kompromise të tilla.
infoGlobi: Koalicionet janë temë e nxehtë sot në Kosovë. Në vazhdimësi po përcillet mesazhi se Kosovës i duhet një qeveri me duar të pastra. A mendoni se liderët kanë ndëgjuar si duhet mesazhet e tilla?
Bieber: Nuk jam i sigurt se mund të komentoj këtë çështje, sepse nuk kam ndjekur zhvillimet e negociatave për koalicionet.
infoGlobi: Çfarë paska përmbushur Serbia, që Kosova nuk e ka përmbushur? Është krijuar përshtypja se Serbia është më afër integrimit në BE se sa që është Kosova?
Bieber: Aktualisht, Serbia është më afër BE-së, dhe këtu nuk ka asnjë dyshim. Sa i përketë anës së legjislacionit dhe të institucioneve, Serbia do të jetë shumë më afër që ti bashkëngjitet Bashkimit Evropian. Sidoqoftë, problem i hapur mbetet raporti i Serbisë me Kosovën. Nuk besoj se Serbia do të mund të futet në Bashkim Evropian pa raporte të qarta me Kosovën, përkatësisht pa njohjen e pavarësisë së saj.
infoGlobi: Çfarë duhet të bëjnë shtetet e Ballkanit me qëllim që të përshpejtojnë proceset zhvillimore?
Bieber: Problemi qëndron në atë se elitat qeverisëse në shumicën e këtyre vendeve nuk janë të përkushtuara sa duhet për integrim në Bashkimin Evropian. Këto elita zakonisht flasin se janë në favor të Bashkimit Evropian, mirëpo në të njejtën kohë ato bllokojnë procesin e integrimit në BE. Aty ka nevojë për reforma të mëtutjeshme, jo pse në diçka të tillë insiston Bashkimi Evropian, por se nga to këto vende mund të kenë vetëm përfitime.
infoGlobi: Çfarë po bëjnë aktualisht elitat e intelektualëve? Çka mendoni, a ka peshë fjala e tyre në dizejnimin e të së ardhmes së vendeve ku ato jetojnë?
Bieber: Intelektualët mund të kenë rol të rëndësishëm në ushtrimin e presionit mbi qeveritë, në mënyrë që ti detyrojnë ato, që të mirret më seriozisht çështja e integrimit në BE. Ata poashtu janë të rëndësishëm në përcjelljen e mesazheve se reformat dhe intergrimi në BE janë opsioni i vetëm dhe opsioni më i dëshiruar. Një pjesë e elitave intelektuale në rajon edhe më tej fletë për nacionalizmin, e së këndejmi ato po ndihmojnë partitë në pushtet, të cilat flasin për interesa nacionale dhe i përdorin ato si justifikim për të zvarritur procesit e integrimit në Bashkim Evropian.
infoGlobi: Ju lutem, a mund të elaboroni vizionin tuaj përkitazi me të ardhmen e Kosovës, Maqedonisë, Shqipërisë, Serbisë, Bosnies dhe Malit të Zi? A ekziston një linjë kohore, që do të sinjalizonte përfundimin e tranzicionit në kët shtete? Kur do ti bashkëngjiten ato familjes evropiane?
Bieber: Është e pamundur të tërhiqet një linjë e tillë kohore. Unë mund të marrë me mend se të gjitha shtetet e Ballkanit mund të bëhen anëtare të BE-së brenda 15 vitesh. Por, nuk është e qart në këtë moment, nëse këto shtete do të futen në BE njëkohësisht dhe në grup, gjë që disa forca në BE do të dëshironin të ndodhë, apo mbase, BE-ja do ti nxitë vendet që të garojnë se kush do të futet i pari.
Radhitja se si do ti bashkëngjiten këto shtete BE-së, është ende e paqartë, por duket se Mali i Zi mund të jetë në avantazh, në krahasim me vendet e tjera, sepse ky shtet nuk ka probleme serioze me vendet fqinje dhe është në gjendje që ti ndryshojë strukturat më shpejt se që mund ta bëjnë vendet e tjera.
Maqedonia mund të lëvizë shpejt në atë drejtim, por kjo do të varet nga fakti se a do të jetë në gjendje të bëj kompromis me Greqinë përkitazi me emërtimin e shtetit. Një kompromis i tillë aktualisht është i rëndë, dhe ai ka shkuar duke u rënduar edhe më gjatë viteve të fundit.
Ajo çka është e qart për këto vende, përfshirë këtu edhe Kosovën, është se ato nesër duhet të zgjidhin problemet bilaterale dhe ti tejkalojnë sfidat e mëdha të mbetura në rajon, gjë që do të marrë bukur shumë kohë.
Comments are closed.
—–Kjo fjala e ketij tregon dcika me termend tragjike per ne –
—–Sepse ky thote qe Mali iZi dhe Maqedonia jane shume afer per tu futurr ne BE ,sepse s’kane probleme me fqinjet !!!!!!!!!!—-
—Kjo eshte skandal ta thuash —Ketu ka dy gjera
—Ose ky nuk injef fare problemet qe kane keto dy shhtete me minoritetet et yre ,perkatesisht me shqiptaret
,ose europianet nuk kane konsiderate fare per ne
——-Nga ana tjeter kjo tregon qe shteti dhe opozita shqiptare, si dhe media jone ne Shqiperi, nuk i bejne fare jehone ,
krimeve qe bejne keto shtete kunder shqitptaqreve qe jetojne atje
———Shteti yne duhej te ngrihej ne parlamentin europian dhe te kerkonte me force –Pse Maqedonia dhe Mali izi i trajotjne shqiptaret e atjeshem ne menyre KRIMINALE——-Nuk ju japin asnje te drejte fare
–Ata i trajtojne shqiptaret si zezaket ne vitet 50 ne Amerike—–Dhe ndersa keto shtete sillen ne menyre kaq kriminale kunder nesh, shteti jone ben propgande pro ketyre shteteve qe te futen ne NATO dhe BE–
Ne na intereson qe keto shtete Maqedonia dhe Mali izi te mos futen fare ne BE, ti sabotojme futjen e tyre ne BE
—-Ndersa shtypi jo0ne duhej ti diskretionte keto shtete me artikuj dhe te shkonte te merte ne interviste parlamentaret europiane duke ju thene atyre qe shkeljet e njeriut ne Maqedoni dhe MAL TE ZI jane kaq kriminale sa mund te krahasohen pa frike me vitet e aparteidit ne South Africa
–Une s’e marr vesh cfare elite politke dhe gazetareske kemi ne or velelzer ?——-Ku jetojne keta ?
Shiko greku c’punon per 5 katundare te qelbur,kerkon te na mari gjysemn e vendit,
ndersa ne e kemi gjysmen tone ne Maqedoni.,
kemi 1/3 ne Mal te Zi dhe asnjehere nuk kemi bere as perpjekjen me te vogel ti kerkojme te drjetat e shqiptareve tane ne keto vende me politike kriminale kunder vellezerve tane atje
–Le pastaj qeveria jone nuk thote gjysem fjale per Kosoven , ta ndihmoje me specialiste , sepse ata do vene ne bisedime me serbet ,
apo qeveria jone duhet te kekroje qe Serbia ne asnje menyre te mso futet pa kthyer eshtrat e 2000 shqiptareve te humbur qe ju moren trupat nga Kosova dhe u fshehen ne Serbi
—Diplomacia jone eshte zerooooooooooooooooo —- Ca shteti jemi ne ?
Edhe opozita keto probleme nuk i ngre fare
—Dhe eshte krijuar nje opion politik ne Shqiperi qe po kerkove keto gjera i ngelet qefji grekut !!!!
–A jane ne vete keta politikane dhe gazetare ???————Keta tregojne nje nivel jashtezakonisht te ulet ne berjen politke
–Jane nje turp –
-Nuk kane konceptet per politken e shtetit as sa nje femije-
-Qendrojne pasive perballe nje agresiviteti kriminal te fqinjeve kudnrejt nesh
–Me kete pasivitet te politikes
dhe medias ne mbrojtje te interesave te shqiptareve jashte Shqiperise ne do shkaterojme Shqiperine vete,
sepse do jemi gjithmone nen furine e agresivitetit te fqinjeve ,dhe bota do besoje vetem ata, sepse ne nuk flasim fare
–Kur te kujtohemi ne propganda e tyre e ka bere punen , dhe atehere do te jete teper vone…..
Raimond, te lumte goja!
Problemet nuk po ngrihen ne teresine e tyre te plote per te treguar realisht sa i thelle eshte korrupsioni shteteror, S’eshte vetem ekonomik, por eshte shume i thelle politikisht., Tentimi per shitjen e Jonit, puthjet politike me fqinjet qe po mundohen te na zhvatin pjese te memedheut dhe te ndryshojne kombesine e shqipetareve ne veri dhe juge, heshtja per persekutimin e minoriteteve, gerdeci, 21 janari ku u vrane kater njerez qe nuk treguan asnje agresivitet kur u vrane e shume e shume te tjera qe dihen boterisht.
Me vjen keq ta them se bota di gjithcka. Intelligjenca e tyre jep informacion per cdo gje. Fatkeqesisht qe asange nuk kapi asnje info per keta lanetet tane qe ti demaskonte.
Une i kam shkruar disa gazetave qe te bashkepunojne e te shkruajne nje peticion ku te numurohen te gjitha faktet e korruptimit, peticion qe te nenshkruhen nga shqipetaret, dhe ti cohet institucioneve kryesore te SHBA, UN, and BE me kerkesa per zgjdhe te reja dhe per krijimin e nje qeverie teknike tranzicioni, por asnje s’eshte pronocuar ta botoje postimin ne lidhje me peticionin.