Pacolli 7 për qindësh kërkon gjysmën e Kosovës

12 Shkurt 2011, 09:52Rajoni TEMA

As në pakon e dytë ofertuese për AKR-në, PDK-ja nuk e ka përfshirë Presidencën. Për dallim nga oferta e parë, në këtë të fundit është futur një ofertë personale për Behgjet Pacollin.
Atij i janë ofruar dy funksione në ekzekutiv për t’i ushtruar njëkohësisht – të jetë zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm.
Burime të gazetës brenda PDK-së kanë bërë të ditur se ekipi negociues për koalicionin është autorizuar nga Kryesia e partisë që t’ia ofrojë këto poste Pacollit më së largu gjatë ditës së shtunë.
Mirëpo, zyrtarët e lartë të AKR-së e kanë hedhur poshtë këtë ofertë me të dëgjuar se në “pakon ofertuese” nuk është përfshirë edhe posti i presidentit. Nënkryetari i AKR-së, Ibrahim Makolli ka garantuar se më përpara do të qëndrojnë në opozitë sesa të heqin dorë nga posti i presidentit. Përveç Presidencës, ai ka paralajmëruar se AKR-ja do të kërkojë edhe gjashtë ministri dhe një zëvendëskryeministër. Kjo, megjithatë, nuk është e gjitha çka kërkon AKR-ja.
“Ne insistojmë që të kemi edhe gjashtë zëvendësministra në ministritë që do t’i merrnim nën drejtim”, ka bërë të ditur Makolli.
Jozyrtarisht, burime të gazetës brenda kësaj partie kanë njoftuar se Pacolli i ka ftuar partnerët e koalicionit pak para mesnatës për të biseduar rreth çështjes së koalicionit me PDK-në, ndonëse gjatë ditës ai ka deklaruar se nuk e ka ndërmend që të heqë dorë nga qëndrimet e deritashme.
Në zgjedhjet nacionale të 12 dhjetorit, Koalicioni Kosova e Re, në të cilin ishin bashkë me AKR-në e Pacollit edhe Partia e Drejtësisë, PSDK-ja e Çekut, Grupi 15 dhe Partia e Pensionistëve, ka fituar 7.29 për qind të votave të zgjedhësve që kanë votuar.

“KOHA DITORE”

5 komente në “Pacolli 7 për qindësh kërkon gjysmën e Kosovës”

  1. eddy says:

    TEK NE NE JUG PERDORET NJE PROVERBE NUK E DI NESE PERDORET NE KRAHINEN E KOSOVES -TI VARESH UJKUT MELCIT NE QAFE -ESHTE E NJEJTA GJE TI JAPESH NJERIUT TE SHUME KORRUPSIONEVE NJERI I DYSHIMTE PER SHUME GJERA PACOLLI KY NJERI NUK KA ASGJE SHQIPTARE TURPE TURPE DO VERTETOHET THENJA E SERBIT QE SHQIPTARET NE KOSOVE NUK JANE TE AFTE PER VETQEVERISJE

  2. lira says:

    elira thote:

    eddy ka te drejte-nuk i varen ujkut melcite ne qafe. Ai eshte nje kale Troje qe perpose bizneseve te veta ben dhe lojen e serbit dhe rusit.

  3. ben says:

    He si u bo kjo politika shqiptare,vec me vjedh.Me jep ate ministri,drejtori e keshtu me rradhe.Te gjithe partite shqiptare si program kane vetem nje:Kush te vjedhe me shume.www.bulevard.al

  4. Falcon says:

    me futjen e ketij pacollit ne politike ,kosova do kete ato probleme qe ka shqiperia me saliun,,ne mos me keq

  5. rexha italia says:

    zoti Pacolli kur bere fushaten elektorale pse nuk the qe dua postin e PRESIDENTIT ZV kryeministrit MINISTRI te jashtem dhe ministrit te mbrendshem por the qe jam ketu per te rregulluar mirqenjen e popullit e tjera KACATE

Comments are closed.

Lini një Përgjigje