Albin Kurti dhe Visar Ymeri nga Lëvizja Vetëvendosje janë takuar të premten mbrëma me zyrtarin e lartë të Departmentit të Shtetit, Thomas Countryman, si dhe me ambasadorin amerikan në Kosovë, Christopher Dell.
Sipas një njoftimi për media të Vetëvendosjes, në këtë takim u diskutua për zhvillimet politike në Kosovë, por edhe rreth Kosovës, me përqendrim të veçantë në negociatat e reja që po përgatiten të ndodhin mes Kosovës dhe Serbisë.
“Qëllimi i takimit ishte më shumë informues, ku secila palë i shfaqi pikëpamjet dhe bindjet e veta për problemet politike që i ka Kosova dhe zgjidhjet për to”, thuhet në njoftim.
Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje u treguan zyrtarëve amerikanë për qëndrimet e programin e saj, si dhe për arsyet pse i konsiderojnë negociatat me Serbinë të padrejta, asimetrike dhe të rrezikshme për Kosovën.
“ZERI”
Comments are closed.
“Burri nga Fshati” amerikan ka dashur te shikoje se çfare mendje ka Albini… A don me e bashkue Kosoven qe ket vit me Atdheun e vet Shqipnine, apo vitin e ardhshem 2012. Thjesht qe te dije se çfare t’i raportoje CIA-s.
I dashur mik “Deni” plani qe kane past me Berishen siç shkojne punet po u prishet e kete radhe per me e ba realitet ate plan zv.asistenti i sek.te shtetit Amerikan paska hyre ne bisedime me Albinin jo se iu dogj zemra(pasi ishin po keta qe i prene edhe flet arrestin)por eshte i vetmi krah qe mund te aplifikoje trazira ne kete vend!Per nje moment plastika e tij me kujton te famshmin humorist “Zef Deda” tek kunati i sh.Zhemal!Sa per pjesen e fundit jame plotesisht dakort.Ju faleminderit.