Nënshkruhet koalicioni PDK-AKR

19 Shkurt 2011, 14:41Rajoni TEMA

Krerët e PDK-së dhe AKR-së, Hashim Thaçi dhe Behgjet Pacolli kanë nënshkruar të shtunën marrëveshjen për bashkëqeverisje.

Pas nënshkrimit të marrëveshjet, Thaçi dhe Pacolli thanë se do të punojnë si një ekip dhe besojnë në punën që do të bëjnë, duke ndërtuar një qeveri me program të përbashkët të dy partive.

Para nënshkrimit të marrëveshjes për koalicion qeverisës, krerët e PDK-së dhe AKR-së, Hashim Thaçi dhe Behgjet Pacolli kanë mbajtur një takim sy më sy në shtëpinë e këtij të fundit në Hajvali të Prishtinës.

Mësohet se në këtë takim janë tejkaluar të gjitha dallimet lidhur me ndarjen e posteve ministrore dhe pritet vetëm të nënshkruhet koalicioni në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.

AKR-së do t’i takojnë tri ministri, ndërsa kjo parti ka insistuar që të ketë katër. Në qeverinë e ardhshme AKR-ja, përpos postit të presidentit do të drejtojë Ministrinë e FSK-së, Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë./zëri/

Lini një Përgjigje