Huliganë të bandave serbe kanë sulmuar prapë Ambasadën e Kosovës në Paris. Sulmi ka ndodhur më 17 shkurt, ditën kur po festohej trevjetori i shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
“Huliganë serbë kanë sulmuar objektin e Ambasadës së Kosovës në Paris. Kanë dëmtuar pllakën dhe kanë ngjyrosur muret e objektit ku është e vendosur ambasada. Në pllakë dhe muret e objektit të ambasadës janë shkruar simbole dhe parulla serbe”, ka thënë një burim i Ekonomistit nga Parisi.
Sipas këtij burimi, po atë natë kur ka ndodhur sulmi, policia franceze ka arritur t’i arrestojnë gjashtë serbë, të cilët ishin të përfshirë në grupet e këtyre bandave të cilët për të dytën herë po sulmojnë Ambasadën e Kosovës në Paris.
Gjatë kohës sa kishte ndodhur sulmi, stafi i ambasadës nuk ka qenë brenda objektit.
“Kemi qenë në një manifestim kulturor të organizuar për festën e trevjetorit të shpalljes së pavarësisë. Sulmi ka ndodhur në orët e mbrëmjes dhe menjëherë pas ngjarjes jemi njoftuar nga policia franceze. Ata na kanë njoftuar së kanë arritur t’i arrestojnë gjashtë persona që të gjithë të nacionalitetit serbë”, ka bërë të ditur burimi i agjencisë.
Stafi diplomatik i Kosovës, i akredituar në Paris, ka njoftuar menjëherë Ministrinë e Punëve të Jashtme (MPJ) lidhur me këtë sulm, si dhe ka dënuar këtë akt duke e quajtur të ulët dhe vandalist të kryer nga grupe të të rinjve serbë që kanë për qellim përdhosjen e simboleve të Kosovës.
Lajmin e ka konfirmuar për Ekonomistin edhe zyrtari për informim në MPJ, Fisnik Musa. Ai ka thënë se, fatkeqësisht, edhe kësaj radhe, ditën kur po shënohej festa e trevjetorit të pavarësisë, ekstremistë serbë kanë tentuar të dhunojnë objektin e Ambasadës së Kosovës. “Falë kujdesit te treguar nga stafi i ambasadës dhe bashkëpunimit paraprak me autoritetet franceze policia ka arritur t’i identifikojë dhe arrestojë gjithsej gjashtë serbë lidhur me ketë ngjarje”, ka thënë Musa. /Telegrafi/
Comments are closed.
TE MARRIN EDHE NGA NJE BRISK ME VETE DHE ……
PO KOT JANE NXITUAR KETA DJELMOSHA SERBE TE PRESIN DHE CA DITE DO VIHET PACOLLI NE KRYE GJUHEN SERBE E FLET TE LERI TAKIM NE NJE FSHAT SERBE TE FLASI ME TE ZGJEDHURIT SERBE DHE RREGULLOHET
Shyqyr qe s’kane djegur dhe tre kile flamure…Ashtu naten i pafshim,si hafijet,gjersa tu mbaroje boja!
Bravo keta Francezet. Keta kane polici. Po te ishte ketu te ne, ne Tirane, keta “trimat serbe”do ishin deklaruar “te larguar ne drejtim te paditur”.