Gjate seancës së Kuvendit të Kosovës, në kohën e votimit për president, i nominuari për t’u bërë simbol i unitetit të kësaj Republike, duket se ka qenë më shumë i zënë me leximin e mesazheve elektronike në telefonin e tij mobil, të cilat, sipas asaj që ka zënë fotokamera, ishin instruksione për sjelljet dhe pritjet gjatë votimit të tensionuar dhe, në momente, shumë të paparashikueshëm, që – siç tregojnë qartë edhe “SMS-të presidenciale” – është përcjellë me pasiguri nga vetë i nominuari, shkruan sot “Koha Ditore”.
Një pjesë e SMS-ve – ato më relevantet në lidhje me procesin e votimit për president – shihet se i janë dërguar Pacollit nga këshilltari i tij, Essad Puskar, i cili, gjatë seancës së Parlamentit, ka qenë në mesin e korit diplomatik, afër ambasadorëve dhe zyrtarëve ndërkombëtarë që ishin prezentë në galerinë e sallës së Kuvendit të Kosovës.
Pusskar, sipas informatave nga ueb faqja e tij, është partner me Pacollin në kompaninë e tij Mabetex, ndërkohë i shërben edhe si këshilltar i lartë, ndërsa është edhe këshilltar i lartë për politikë të jashtme i partisë së Pacollit, AKR. Para se t’i bashkëngjitej “Mabetex”-it, sipas informatave nga ueb-faqja e tij (essad.puskar.com), Puskar ka punuar për USAID-in si drejtor i programit për Kosovën veriore të Zyrës për Iniciativa të Traniscionit.
SMS-të e Puskarit drejtuar Pacollit qartësojnë copëza të prapaskenës së zgjedhjes së presidentit të vendit, të cilën publiku i Kosovës nuk ka mundur ta shihte në transmetimin e drejtpërdrejtë televiziv, për faktin e thjeshtë se një pjesë e procesit është dirigjuar nga larg.
“Koha Ditore” sot sjell një pjesë të fotove që dëshmojnë atë që duket të jetë korruptim i procesit demokratik të Kosovës. Një gjë që për shumëkë nuk përbën më lajm në Kosovë – fatkeqësisht!
SMS 1, Esad Pushkar për Behgjet Pacollin: U bë. Urime. Ca dallime në moment të fundit me SLS. Po punoj në to. BR. BP Chris është me mua, a është SLS pyet ai, apo çka
SMS 2, Esad Pushkar për Behgjet Pacollin: Dell, nuk është SLS, është një fraksion i PDK-së… Por duket se vota e parë ishin nervat…
SMS 3, Behgjet Pacolli për Esad Pushkar: Pyete CD-në çka të bëjmë për raundin e tretë
SMS 4, Esad Pushkar për Behgjet Pacollin: … ndryshe, dhe ai i thotë jo Jakupit… nëse ti kalon më mirë në raundin e 2-të, ai thotë që t’i qëndrosh kursit
SMS 5, Esad Pushkar për Behgjet Pacollin: CD, do mblidhemi me Hashimin pas këtij raundi nëse del njëjtë apo më keq…
BP, Dell mendon që duhet të takohesh me Hashimin…
Dell doli, shkoi për 2 minuta…
SMS 6, Esad Pushkar për Behgjet Pacollin: Dell: Fatmiri dhe Jakupi ishin të frikësuar nga kërcënimi në fund, mendon se do të jetë ngushtë, por OK…
Njeriu qe ka ndermjetesuar zgjedhjen e Pacollit
Comments are closed.
BRRAVO LIMA QE NUK E VOTOVE KETE PUPAC