Me votimin e Pacollit u shkel Kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit

22 Shkurt 2011, 17:40Rajoni TEMA

Përfaqësuesi i KDI-së, i cili sot po monitoron punën e Kuvendit, kur po votohet për presidentin dhe kabinetin qeveritar, tha në një konferencë shtypi se sot u shkel Kushtetuta dhe Rregullorja e punës e Kuvendit. Driton Sylejmani e quajti shkelje daljen nga salla të deputetëve të PDK-së pa u dhënë leja nga kryeparlamentari, Jakup Krasniqi, personi i autorizuar për zbatimin dhe interpretimin e Rregullores së punës të Kuvendit. Po ashtu, sipas KDI-së u shkel edhe Kushtetuta, e cila njeh të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit. Vetë ndërprerja e mbledhjes është cenim i lirisë së deputetit që të vendos i papenguar dhe të përfaqësojë interesat e zgjedhësve. Driton Sylejmani rikujtoi kërkesën për pushim pesë minutash për nevoja konsultimi të Grupit parlamentar të PDK-së, ndërkaq ata nuk u kthyen në sallë as pas gjysmë ore.

“KD”

3 komente në “Me votimin e Pacollit u shkel Kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit”

  1. Epirioti says:

    Thaci e beri si lopa. Mezi e mbushi kusin me qumesht ne lufte e ne liri e tani i fut nje shkelm me president Baxhellen, qe rrezikon integritetin e Kosoves per 5 vite sa do jete ai njeri me femije rus president.

    1. rrapi-i-treshit says:

      e ka emrin BEHGJET PACOLLI jo BAXHELLA e ke ngaterru

  2. eddy says:

    SA TURPE JANE NJEREZ TE MBARUAR HIQINI VIZE MOS U MERNI ME ME TA JA PASKA BER MIRE SERBI

Comments are closed.

Lini një Përgjigje