UPDATE- E treta e vërteta. Behxhet Pacolli është zgjedhur president i Kosovës, në raundin e tretë të votimit, me vota 62 vota për, 4 kundër dhe 1 të pavlefshme nga 67 deputetët e pranishëm. Duket se presioni ndaj deputetëve të PDK-së nga ana e drejtuesve të kësaj partie, e cila kishte kërkuar pushim të shkurtër konsultues 5 minutësh (që zgjati shumë më tepër) – pas dy raundeve të dështuara të votimit të Pacollit për president – sollën “suksesin e pritur”. Në dy rrethet e para të votimit Pacolli nuk arriti të siguronte votat e nevojshme (80 sosh) për të qenë president i vendit, për shkak se në sallën e Kuvendit ishin prezent vetëm 67 deputetë – pasi që deputetët e LDK-së, Vetëvendosjes dhe AAK-së kanë bojkotuar votimin dhe janë shprehur kundër zgjedhjes së Pacollit president. Madje, me votat e fituara në dy raunde të para të votimit, parashikohej edhe mundësia e dështimit të raundit të tretë – kur presidenti mund të zgjidhej me shumicë të thjeshtë prej 61 deputetësh – sepse pro Pacollit votuan vetëm 54 (raundi I) respektivisht 58 (raundi II) deputetë. Dhe po që se do të dështonte zgjedhja e presidentit edhe në raundin e tretë, atëherë Kuvendi do të shpërbëhej dhe Kosova do të shkonte në zgjedhje të jashtëzakonshme.
“ZERI”
Zgjedhja e Behxhet Pacollit president i Kosovës ka dështuar edhe në raundin e dytë. Nga 67 deputetë që morën pjesë në votim, përjashto deputetët e opozitës, që bojkotuan votimin, 58 deputetë kanë votuar në favor të zgjedhjes së Pacollit si president, 7 kanë votuar kundër dhe 2 vota ishin të pavlefshme. Pas përfundimit të raundit të dytë të votimit për president të Republikës, Partia Demokratike e Kosovës kërkoi shtyrje të seancës. Kërkesës së PDK-së, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, i është përgjigjur duke ofruar një pauzë të shkurtër dhe duke e cilësuar shtyrjen e seancës si “veprim antikushtetues dhe presion mbi deputetët”.
…
Raundi i parë për zgjedhjen e Behxhet Pacollit si president i Kosovës ka dështuar. Nga 67 deputetë të pranishëm në votim, vetëm 54 prej tyre kanë votuar pro Pacollit, ndërsa 11 kanë votuar kundër dhe 2 kanë abstenuar. Në seancë merrnin pjesë vetëm deputetët e PDK-së, partisë së Pacollit dhe minoritetet, pasi LDK, Vetëvendosje dhe AAK vendosi që të braktiste seancën. Tashmë pritet që të zhvillohet raundi i dytë për votimin e Pacollit si presidenti.
…
Grupi Parlamentar i LDK-së, Grupi Parlamentar i “Vetëvendosjes”, dhe Grupi Parlamentar i AAK-së nuk do të marrin pjesë në votimin për zgjedhjen e presidentit dhe të qeverisë së Kosovës. Këto tri parti janë shprehur kundër zgjedhjes së Behgjet Pacollit për president të vendit, si dhe kundër qeverisë që del nga koalicioni PDK-AKR dhe pakicat. Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës Behgjet Pacolli është nominuar kandidat për president. Në emër të AKR-së, nominimin e bëri deputeti i kësaj partie Ibrahim Makolli.
Comments are closed.
Keshtu e meriton ti o Be(xh)gjet filo-rusi. Nuk ka degjenerim me te madh politik.
ORE C FLISNI E KUPTONI JU QE NUK JANE AKOMA SHTET DHE NUK DUAN TE BEJNE SHTETE SHQIPERIA KA 100 VITE SHTETE KISHA DEGJUAR QE THOSHIN QE KOSOVOT JAN TE TRASHE POR MENDOJA SE EDHE ATJE DO KETE NJE DORE NJEREZ ME GJYSEM INTELEGJENCE POR JO QENKAN KOMPLET JASHTE PLANETIT TOKE
Iku dhe Kosova, shteti me i ri, iku per lesh me “salen” e vet Thaci dhe serbin Pacolli. Mjere qytetaret e saj :-((
Ky eshte me keq se Sala. Thaçi po Ben gabim mbas gabimi
Ky ka per tja shit kosoven bizneseve Ruse e Serbe si ky Hunderri Jone me Fazlliçin
I dergoni telegram urimi Tadiqit sepse tashme nuk fitoi vetem Mitrovicen,per te cilen beri tere ato perpje-
deri tani,por gjithe Kosoven.Hallall ta kesh o U.D.B.sepaske qene shume e fort
dhe arrite te perjetesosh aneksimin e Kosoves.Mos harroni zotrinj serbe kontributin e cmuar te bijes
suaj Znj.Liri Berisha(Sllobodankes).
Re te erreta valeviten si flamuj sllav mbi Kosove dhe mbi kombin shqiptare kudo ne ballkan. President Baxhella eshte nje krim i ri i politikes antishqiptare i investuar nga klanet e mafiaz serbe dhe ruse. Europa kurve edhe kesaj here rri e veshtron si njeri Daun.
Une e kam degjuar njehere Bexhet Pacollin ne 2000 te flase ne tv italian Rai uno dhe foli shume mire pro Kosoves –ishte bashke me Ana Oxen –
dhe nga sa degjova atje ai dukej qe ishte patriot –por tani zoti e di
—Sidoqofte Tani qe u zgjodh president nukduhet paragjykuar dhe duhet inkurajuar drejt patriotizmit dhe itneresave te Kosoves
Nga ana tjete ai tani ka mundesi ti japi nxitje biznesit te madh ne Kosove –te fillojne investimet e medha qe te punesohen te rinjte ne Kosove
Te japi experiencen e tij si te zhvillohen bizneset ….