Presidenti i sapozgjedhur i Kosovës Behgjet Pacolli ende nuk ka publikuar ndonjë biografi zyrtare të tij, ndonëse do të ishte e domosdoshme në rastet aq solemne si kjo e djeshmja, tërheq vëmendjen QIK-u. Madje edhe gjatë arsyetimit për kandidatin e nominuar për president nga AKR, që e bëri deputeti Ibrahim Makolli, ai nuk e pa të udhës që të lexojë një biografi sado të shkurtër të Behgjet Pacollit. Ai tha vetëm se në pajtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, Behgjet Pacolli është kandidat i propozuar për president nga koalicioni qeveritar, me nënshkrimet e 67 deputetëve! Ndonëse Departamenti i informacionit dhe i komunikimit me publikun pranë Presidencës, menjëherë pas zgjedhjes së Pacollit, është vënë në shërbim të tij dhe ka publikuar fjalimin inaugurues të Presidentit dhe urimet që mori, si dhe agjendën për ditën e sotme, por në faqen zyrtare të Presidentit të Kosovës nuk ka publikuar biografinë e shefit të shtetit. Shtypi i sotëm ka publikuar biografi të Pacollit si ka ditur dhe ka mundur, por jo ndonjë biografi zyrtare.
Comments are closed.
Edhe Kosovo si kombi me i ri i ketij planeti nuk ka biografi,vec asaj qe dihet se u zbulua nga i shemtuari Ahtisari,keshtu qe nuk ka se cfare te duhet biografia e presidentit..Turpi eshte i Hashim Thacit dhe gjithe langaraqeve te tjere pas tij qe hodhen sakrificat dhe gjakun e popullit si dhe shansin qe u dha
Amerika ,per te flakur zgjedhen shekullore serbe.
Per Pacollin mjafton te thuhet qe eshte nje fshatar I llastuar qe ka ca leke. Ta gezoje kosova kte matrapazin
cdo popull ka qeverine qe meriton..me duket keshtu eshte shpreja mos gabohem
Prit një herë, prit. Duhet të mësojë emrin e vet ai: E ka Begjet, Bexhet apo Behgjet. Pastaj Pacolli apo Pacov. Duhet përpiluar edhe në shqip ajo dreq ,se për rusisht ia bën Pacollka. Serbisht e bënte dhe vetë ai, por këta dreqër e kërkojnë edhe shqip. Hjade, hajde!
ky Pacolli i ngjan Fantomasit, personazhit te filmave te vjeter franceze.
Ta gezoni Fantomasin president! Do te jete film i papare qesot e tutje historia e Kosoves