I harruat nja 11, z.Dell

26 Shkurt 2011, 10:14Rajoni TEMA

I bindur se është realizuar sugjerimi i tij se Qeveria e re e Kosovës duhet të përbëhet nga ministra me duar të pastra, ambasadori amerikan në Kosovë, Christopher Dell, ka thënë se kabineti i ri qeveritar është tërësisht me emra të rinj, krahasuar me të kaluarin.

Ai ka thënë të premten për REL-in se vetëm dy- tre anëtarë të kabinetit të tanishëm qeveritar kanë qenë edhe në të kaluarin. Kryeministri Hashim Thaçi, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi dhe një ish-ministër serb, sipas tij, janë tre personat e vetëm që kanë pozita të larta në qeveri, e të cilët, pozita të ngjashme kanë pasur edhe në qeverinë e kaluar.

Megjithatë, përfaqësuesi i shtetit Amerikan në Kosovë duket se i ka ngatërruar numrat, sepse 70- 80 për qind e anëtarëve të kabinetit të tanishëm qeveritar kanë qenë pjesë edhe në qeverinë “Thaçi I”.

Për dallim nga ambasadori amerikan, partitë politike dhe shoqërinë civile, qeveria aktuale nuk dallon asgjë nga ish-qeveria, përjashtuar ndërrimin e pozitave të ministrave nga një ministri në tjetrën./zëri/

Lini një Përgjigje