Krasniqi: PDK nuk është vetëm e Thaçit

25 Shkurt 2011, 10:04Rajoni TEMA

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, e konsideron Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) vepër të tij, duke thënë se ka qenë njeriu më i angazhuar në PDK për stabilitet, unitet dhe jo ndarje të kësaj partie.

Sipas tij, PDK-ja nuk është rezultat i një individi, as i kryetarit të saj Hashim Thaçi, por i shumë veprimtarëve të tjerë politikë që kanë një kulturë dhe traditë politike, por të cilët asnjëherë deri me sot nuk janë shtyrë për pozita.

Kështu shprehet kreu i Kuvendit të Kosovës në një intervistë dhënë gazetës “Zëri” të enjten, me ç’rast shprehet haptazi kundër vendimeve të Thaçit dhe procedurave që ai ka aplikuar për të ardhur deri tek përzgjedhja e Behgjet Pacollit president i Kosovës, duke e quajtur pazar të koalicionit…

1 komente në “Krasniqi: PDK nuk është vetëm e Thaçit”

  1. nicolla disha says:

    Kosova mund te shkoje ne zgjedhje te jashtezakonshme. Zgjedhja e Presidentit u be jo demokratike.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje