Arbitri rezervë

9 Mars 2011, 21:17Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Grosruk është një mik i vjetër i Berishës. Për të nuk mund të thuash asgjë tjetër, pasi dhe në Austri po të pyesësh kaq të thonë për të. Ky është identiteti i tij. Është një burrë babaxhan, që mban lidhje me njerëzit e Berishës në Perëndim, zgjidh ndonjë hall të ndonjë biznesmeni austriak apo jo-austriak që do të investojë në Shqipëri, dhe ikën. E ka mbrojtur Berishën për zgjedhjet e 26 Majit 1996, i vetëm kundër gjithë botës, e ka mbrojtur në vitin 1997, e ka mbrojtur pastaj nga gjithë “armiqtë e brendshëm në PD” sidomos nga Genc Pollo, Genc Ruli, Ferdinand Xhaferi, dhe disidentë të tjerë të përkohshëm të tij.

Dje është shfaqur sërish në Tiranë. Formalisht ai është tashmë dhe një nga zëvendëskryetarët e Asamblesë Parlamentare të OSBE, një institucion formal që bashkon parlamentet e vendeve anëtare të OSBE. Ai burrë i shëndoshë, babaxhan, që fiton në parlamentin austriak për arsye gjeografike dhe që plotëson boshllëkun e anekdotave në një vend që ka distancë me humorin siç është parlamenti austriak, është ribërë i rëndësishëm për Berishën vetëm për këtë shkak. Atë që nuk e marrin seriozisht në vendin e tij, e merr seriozisht Sali Berisha, për një arsye të fortë. Ai është duke kërkuar një arbitër rezervë për zgjedhjet. Në zgjedhjet e 26 Majit 1996, delegacioni i Asamblesë Parlamentare të OSBE, pra grupi i vëzhguesve formalë që përfaqësojnë këtë institucion, jo vetëm që njohu zgjedhjet, por dënoi rëndë dhe bojkotin e socialistëve. Por OSBE zyrtare përfaqësohet në zgjedhje nga ODIHR, i cili nxiu zgjedhjet dhe hodhi në erë fitoren e Berishës. Prej atyre zgjedhjeve Berisha e ka shpallur armik të zgjedhjeve ODIHR, institucionin e vetëm të vlerësimit të zgjedhjeve, dhe e ka futur atë në darën e presionit dhe relativizmit përmes arbitrave rezervë. Në zgjedhjet lokale të vitit 1996 Berisha e detyroi ODIHR të tërhiqej duke mos e pranuar si vëzhgues, ndërsa në zgjedhjet e qershorit 2009, kur ju desh të kishte sërish gjykatëse ambasadoren Glover, ai bëri një presion ta paprinciptë ndërkombëtar për të mos e pranuar atë. Si përfundim Perëndimi u tërhoq para presionit të Berishës dhe u pranuan për herë të parë dhe kredencialet e vëzhguesve të Asamblesë Parlamentare të OSBE, që kryesohej nga Grosruk. Ky njeri, rëndësia e të cilit për Berishën është rritur papritur, është aq i çuditur që ka rëndësi, sa është gati të ulërasë nga gëzimi që ka gjetur më në fund një lider në botë që e quan njeri me vlerë dhe ky është Sali Berisha. Mjafton ta shikoje foton e tij me Berishën në zyrën e tij duke sharë opozitën dhe duke lavdëruar zgjedhjet që do të bëhen, për të kuptuar se Berisha ka nisur punën për një arbitër rezervë për zgjedhjet e 8 Majit. Ai është duke bërë presionin e duhur mbi ODIHR të mos i shkojë në mendje të caktojë tipa si ambasadorja Glover në këto zgjedhje, ose së paku të pranojnë se OSBE do njohë dy arbitra, Grosrukun dhe atë të ODIHR-it duke qenë me barazim në xhep dhe në rast masakre mbi zgjedhjet.

Fenomeni Grosruk është i panjohur dhe i pakuptueshëm për Perëndimin, pasi lulëzon në kushte shumë specifike. Ai është në njëfarë mënyre simboli i keqpërdorimit të një njeriu për arsye gjeografike. Berisha vetë tregon boll anekdota për të në biseda private, tregon duke qeshur me shpirt si Grosruk fiton gjithmonë në zonën e tij thuajse private dhe si është i gatshëm të thotë çdo gjë që i thotë atij. Arsyeja është e thjeshtë. Berishës nuk i duhet Grosruk as si personalitet i shquar perëndimor, pasi nuk është, as si deputet qoftë dhe mesatar austriak pasi nuk është, as si mik i shqiptarëve pasi për shumë prej tyre është i neveritshëm. Berishës i duhet Grosruk se ka të drejtë ta paraqesë në lajmet e TV-ve të qeverisë së tij si austriak, dhe si një nga zëvendëskryetarët e Asamblesë Parlamentare të OSBE dhe të lexojë para kamerave fjalitë e tij. Shumë perëndimorë do skuqeshin deri tek veshët po t’ua shpjegoje me kaq detaje këtë perversitet të Berishës, por Grosrukut nuk i kuptohet kjo veti njerëzore se për shkak të shëndetit dhe antropologjisë së tij ka një fytyrë të fryrë e të skuqur nga kënaqësia në çdo kohë. Berishës nuk i duhet Grosruk për atë çfarë ai është, pasi ai nuk është asgjë, por për ta na e shitur ne si arbitrin e tij rezervë për atë që do të ndodhë këtu më 8 Maj. Është pak i shumë i ngjashëm si Komisioni Halimi për 21 janarin, që synon të dublojë prokurorinë dhe gjykatat. Ideja e nj arbitri të blerë ia ka mbetur fiksim qysh nga zgjedhjet e Majit të vitit 1996 kur arbitri i bëri gjëmën. Dhe për dreq këto zgjedhje janë prapë në Maj.

18 komente në “Arbitri rezervë”

  1. mendertafuti says:

    Mire e ke or mik

  2. LORA says:

    Per cfare gjeme e ke fjalen z.Baze;per katasrofen qe pesuan,pas 1996-es,ne mase shqiptaret nga shteti gangster i dr.Tyryry-se apo per kurverimin politik qe e ricikloi edhe per 16 vjet te tjera,me konsensus duke ja shaluar mizorisht gjithckaje shqiptare,qe nga jeta,mundi e djersa e deri tek integriteti territorial i Shqiperise?
    Vendi im eshte i kercenuar sot nga e njejta gjeme e dirigjuar me te njejten skeme dhe potuaj nga te njejtet aktore;njerzit kane ndryshuar.Mbetem shpreseplote qe kesaj here shqiptaret do respektojne veten e te ardhmen ne Atdheun e tyre.

  3. beso says:

    Sido qe te jete Berisha ka mbeshtetje nga burokratet e Perendimit,dhe ky eshte goxha problem.Ne Shqiperi gjerat i zgjidh me kulaç dhe kerbaç;me duket se shpresat vdesin te fundit-ishalla Zoti ben ndonje mrekulli;keshtu shpeton dhe Berisha nga ne,dhe ne nga Berisha.

  4. zjarri says:

    Inderuari Baze, Dite te zeza! per popullin dhe shqiprine…Jane shume kjo fare-keqe (blere keto fytyre) si: ” ambasadori, Grosruk, Packa e shume te tjere”, Evetmja Rruge eshte per ne shqiptaret, Te gjithe ne kembe si ne 90-ten te bashkuare DHE TE PUSHTOJME TE GJITHA SHTEPITE, PASURITE DHE PARATE E DJALIT DHE DHE TE VAJZES TE Sali Berisha dhe te halabakve te Sales e te Jozit..

  5. fule says:

    Ndoshta do vijet ne veprim ai skenar qe permendi Dritan Prifti…

  6. nicolla disha says:

    Eshte e kote te shkruhet per mbeshtetesit e Berishes Shqiprine e ka marre lumi.
    Kemi nje Opozite te dobet qe nuk dine te organizoje protestat per te larguar Berishen qe po i jep dhimbje te madhe Shqiptareve.
    Opozita duhet qe te riorganizohet, do te thote opozita ka nevoje per nje Kryetare te ri, dhe jo me Edi Ramen.
    Shpresat e Shqiptareve po zbehen nga nje politike e dobet te Edi Rames.
    Ky Edi Rama qenka nje frikacake, eshte turpe qe te tallesh me nje popull te zemeruar.
    Tani populli ka ra ne halle se ke te mbeshtesin, opozita nuk eshte per popullin.
    Po gazeta tema, ai buton keto komente qe bejme? Po opozita a i shikon komentet qe qe populli po i ben ne gazeten tema??
    Opozita ka nje marrveshje sikrete me Berishen, prandaj Berisha po qendron ne pushtet.
    Z. Mero Baze, Perse nuk i beni pyetje opozite, perse u ndaluan protestat??? Cila eshte marrveshja sikrete qe Edi Rama ka me Sali Berishen??????
    Asnje gazetare nuk i ben pyetje Edi Rames ne lidhje me ndalimin e protestave??
    Une do te marre me telfone Topchanel dhe do ti kerkoje qe ti bejne pyetje Rames, perse i ndaloje protestat. Pse ka arm pushime me Berishe?
    Ne asnje shtet demokratike te botes nuk ndodhe kjo kur 4 burra vriten qeveria vazhdon te qendroje ne pushtet si kur nuk ka ndodhe asnje gje.
    Nuk ka zgjidhje duke shkruar per mbeshtetesit e Berishes. Gazetaret duhen te shkojne ne seline e socilistave per te pyetur Ramen perse u ndaluan protestat?? Perse Edi Rama del me konferenca per shtype duke u talle me popullin se gjoja do te vazhdojne protestat??? Z. Baze ne si pjese e popullit Shqiptare duam te dijme sikretet e ndalimit te protestave.

  7. MEMEDHETARI says:

    Grosruku,Arvizu,Doris Pack e ndonje ngaterrestar tjeter i shqiptareve,do te njollosen me turp ne rast se do vazhdojne te mbrojne e perkrahin te diskredituarin Sali Berisha,vrasesin e kater protestuesve me 21 Janar.
    Krimineli dhe hajduti i votave Sali Berisha duhet te mendohet mire perpara se te fute perseri duart ne kutite e votimit per manipulime me 8 Maj…
    Jam i sigurte qe do e beje kete se e ka ne gjak …
    Por jam i sigurte edhe per dicka tjeter:Atehere gjithcka eshte akumuluar do te shpertheje dhe nuk do te kete Zot e Perendi ta shpetoje kriminelin nga zemerimi mbarepopullor!!!

  8. bbb says:

    Te gjithe te huajt qe vijne tek ne jane ose behen “Grosruke”. Korrupsioni ka perfshire edhe ata, sepse Saliu dhe gagsteret e tij, e kane gjet si mekanizem per te zgjatur pushtetin dhe korruptuar te huajt. Kujtoni ambasadorin Withers i perfshire koke e kembe ne matrapazlleqet e Gerdecit. Ndaj sot ka “nderkombtare” qe e gjejn guximin e i thone kryebanditit Sali “burre shteti”

  9. Dino USA says:

    Fakti eshte prezent,nuk ka dyshim!Berishes i lumte,por per Berishen duhet te kete nje hundelesh!Jane nja 3-4 persona ne Evrope qe jane hapur pro Berishes.Kjo nuk eshte normale:Opozita duhet te gjej argumentat e plota dhe duhet ti shpall non grata keta tifoza.Cjane keta te huaj qe jane hapur ne krahun e Berishes?Kush ua ka dhene ate uutorizim per te bere fushate partie?cilat jane motivet dhe interesat e tyre,te Groueskeve Doris Pack,Arvizu apo edhe ndonje tjeter.Opozita te mos merret me “Sali ik”por te shikoj keto probleme madhore qe e coroditin popullin tone te coroditur nga makina coroditese “Sali Berisha”

  10. shabon gazepi says:

    Bravo Mero , informacion mjaft i vlefshem,,, se nuk i njohim mire keta plehra qe mbeshtesin Ghadaffin tone

  11. reformatori says:

    Fajin nuk e ka Grosruk. Jam marre pak me politike dhe ju siguroj se aleateve politike ne Europe te cdo krahu mjafton t’ju dergosh nje tekst ose tu pregatisesh nje fjalim dhe ata jane pergjithsisht gati te mbeshtesin cdo gje. Po tu besh pastaj edhe disa favore, i ke koke e kembe ne traste.
    Problemi eshte se Berisha ja arrin te abuzoje ne menyre te paturpshme me cdo fjale, xhest dhe pozicionim te natyrshem te te gjithe faktoreve nderkombetar dhe keta te fundit nuk jane asnjehere ne gjendje te kuptojne shkallen e ketij abuzimi. Ndoshta sepse nuk dine shqip ose sepse nuk jetojne njelloj me ne.

  12. Lumo says:

    provojeni o kriminel mafioz provojeni, keni em pa forcen e shqypetarit.
    jeni te paket ju qe kerkoni djegjen e shqypenis dhe vrasjen e shqypetareve.
    Jo jo perendimoret nuk jan si jugosllavet, ruset e kinezet, Amerika nuk mashtrohet me letra anonimesh.
    Ju qe jetoni ne perendim, mashteroheni rende se mashteroni dikand! Ju njef populli shqypetar ku do qe jeni e meshifeni, ju demaskon.

  13. Lumo says:

    Cfare demokracie kerkoni ju mbeturinat ppshiste, kur nuk lejoni komente qe dallojen nga shpifurinat tuaja! Mendoni se em mashterime keni me fitu!

    1. bbb says:

      Me siguri ti duhet te jesh ndonje gjykates i “shkolles se larte” 6 mujore te Plepave Shkozet

    2. Epirioti says:

      Te gjithe berishianet po ta keni vene re nuk dine te flasin, nuk dine te shkruajne dhe nuk e kuptoj pse gjithe kohes hungerijne me urrejtje, si ky Lumo dereziu ketu, qe filluan te veshin edhe te brendshme para 10 vitesh, se me perpara i quanin shfaqje e huaj. C’e do portokallin para komenteve te tyre, te frymezojne, te dalin lot nga syte, here duke e qeshur e here duke qare duke pare se edhe kush tjeter quhet shqiptar bashke me ty.

  14. lira says:

    Nese Grosruket apo Arvizet nuk dine shqip eshte detyre e opozites tja u perktheje. E kemi mbeshtetur opoziten sepse ka mbrojtue kauzen e cdo qytetari te civilizuar shqiptar per te drejten e votes, per te drejten e fjales se lire dhe te protestes se lire. Po tani ku jemi??? Kemi frike dhe ta mendojme se jemi perdorur? Ku eshte opozita qe do luftonte deri ne fund per transparencen e zgjedhjeve? Po gjaku i te reneve te 21 Janarit ku shkoi ? Pse mendon opozita se do te futet ne zgjedhje dhe mbeshtetesit e saj do e votojne? me cfare garancie do te hyje populli opozitar ne keto zgjedhje kur jane po te njejtet Ristane, ku ka akoma me shume arsye per ti vjedhur votat pikerisht se i rendojne edhe 6 shpirtra te tjere te vrare dhe shume e shume te lenduar? Drejtuesit e opzites ne mos pacin ndonje plan bllof perpara votimit kane detyrimin ti pergjigjen popullit te opozites per ndryshimin e kursit dhe lenien e betejes qe kishin nisur.

  15. mendimi_im says:

    Gjithe fajin e ka nje opozite e dobet, zvarranike, gay dhe aspak optimiste.

  16. Ndoc Sukaj says:

    Z.Baze!Mbeshtetja qe Grosruk i ben Berishes eshte nje mbeshtetje,,vellezerish,,te djathte Europiane e jo nje mbeshtetje per ,,punen e mire,,qe ka bere Berisha ne shqiperi me manipulimet spektakolare te votave te shqiptareve dhe me sjelljen e tij si kacak malesh pa patur asgje te perbashket me njerezit e shtetit dhe burrat qe te pakten zbatojne ligje njerezore pa folur per ligje shteterore te cilat Berisha i Maleve te kohes se anadollit i ka shkelur me kembe sa here ka dashur.Edhe keto zgjedhje qe do te behen Berisha me,, korporaten e tije te manipulimit,,do te beje cte munde qe,, te fitoje,, zgjedhjet ne menyre ,,Dixhitale,, e jo ne menyre reale.Eshte mire qe sirenat e alarmit te shoqerise shqiptare te bien perpara se te realizohet manipulimi i Ri pasi Berisha eshte gjithnje ne kerkim te ,,Teknologjive,, te reja te manipulimit.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje