Qindra banorë të Bulqizës kanë protestuar kundër regjistrimit etnik dhe fetar të popullsisë. Ata i kanë bërë thirrje të gjithë politikanëve për sensibilizimin e opinionit shoqëror për ndryshimin e ligjit të gjendjes civile dhe projektin e qeverisë për regjistrimin e popollsisë.
Banorët e Bulqizës janë shprehur në favor të regjistrimit të popullsisë, por me kushtin që të hiqet nga ky regjistrim kombësia.
Prej javësh në Shqipëri ka nisur një fushatë e iniciuar nga nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu Aleanca Kuq e Zi, për kundërshtimin e regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike dhe fetare. Tashmë ata kanë përgatitur edhe një peticion, që deri më tani është firmosur nga rreth 50 mijë qytetarë shqiptarë.