Po vënë dorë mbi kalanë e Lezhës. Kafshërisht. Në fillim ka shkruar për këtë gjë arkeologu Lorenc Bejko më 8 mars, në Gazetën Shqiptare. Ka shkruar? Në fakt, u ka rënë borive të alarmit lidhur me atë që po ndodh në kalanë e Lezhës. “Kanë nxjerrë nga sirtari një projekt të vjetër ndërhyrjeje në këtë kala; ky projekt është kritikuar dhe refuzuar në vitin 2007 nga Këshilli Shkencor i Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe Këshilli Kombëtar i Restaurimeve, por tani nuk ka kush ta bëjë rezistencën”, thotë pak a shumë në shkrimin e vet Lorenc Bejko. Dhe pikëllimi e zemërimi i kullojnë nga çdo frazë.
Po çfarë kanë planifikuar t’i bëjnë kalasë së Lezhës? Na e thotë Bejko në të njëjtin shkrim: “Intimiteti dhe atmosfera krejtësisht magjike e hapësirës së brendëshme të kalasë, do të zëvendësohet nga një pamje ‘shumë dinamike’ me ndërtesa një e dykatëshe ku do të ofrohen shërbime bari, restoranti, po edhe disa dhoma hoteli. Ndërtimet do të shfrytëzojnë rrënojat ekzistuese dhe do t’i plotësojnë ato për të ngritur muret mbajtës të ‘vizionit të ri’ me kafe, qofte e motel brenda. Me pak fjalë, edhe një nga vendet e pakta që na ka mbetur ku qetësia, natyraliteti dhe kontakti me autenticitetin e të kaluarës ende mbretëron, rrezikon ta humbë këtë magji dhe të shndërrohet në një restorant më shumë. Nëse ka një vlerë që objektet dhe sitet e trashëgimisë kulturore mbartin dhe transmetojnë në qeniet dhe mendësitë tona dhe të shoqërisë bashkëkohore, është pikërisht ndjesia e pastërtisë, qetësisë, reflektimit, thjeshtësisë, origjinales, harmonisë së objekteve të njeriut me mjedisin natyror. Për cilën arsye madhore do të na duhet të heqim dorë prej këtyre vlerave që kalaja e Lezhës i mbart në mënyrën më dinjitoze ashtu siç ruhet sot? Përgjigjen na e jep drejtori i aktual i IMK-së: Duhet tu ofrojmë një kafe vizitorëve kur arrijnë atje lart!!!”
Ka kthyer ndokush përgjigje? Presidenti? Kryeministri? Ministri? Ndonjë prej të akuzuarve? As që bëhet fjalë. Me sa duket, duhet folur prapë, jo për t’i bërë të mëdhenjtë që të flasin, por për të bërë të vegjlit të kuptojnë. Për fat të mirë, ka ende tek-tuk ndonjë që flet. Dje, në email-in tim gjeta një letër të hapur që Salvator Gjeçi, ekspert i fushës nga Lezha, ia dërgonte Ferdinand Xhaferrit, Ministër i TKRS-së, dhe për për dijeni z. Sali Berisha, kryeministër i Shqipërisë, Institutit të Monumenteve të Kulturës, Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik, Institutit të Arkeologjisë, mass-media-s, dhe në fund, Këshillit Bashkiak, Lezhë. Prej gazetave që mora sot, asnjëra sosh nuk ishte marrë me këtë letër.
Çfarë thotë zoti Gjeçi? Thotë gjëra, që të bëjnë të ikësh mendsh (ndonëse vetë i dija nga shkrimi i Bejkos). Ja disa nga faktet (dua ta theksoj: janë fakte, e jo opinione): 1. Mbi rrënojat e Akropolit Antik të Lissit do të ndërtohet një fshat turistik malor, 2. Trojet historike të mbretërive ilire,… sarajet e Dukagjinëve do të shiten për gjelltore, për hotele e motele, 3. Oda, ku janë mbledhur prijësat shqiptarë për të bërë besëlidhjen, do të kthehet në restorant për mish dhie, 4. Atje ku u dergj Skënderbeu në prag të vdekjes, do të ndërtohet një thertore, 5. Atje ku fare mirë mund të ishte një muze etnografik, do të ndërtohen nevojtoret publike, 6. Mbi rrënojat e kishës së shekullit të 13-të do të ndërtohet një diskotekë nate, 7. Bujtina e miqve të princave dukagjinas (e kthyer në xhami pas pushtimit turk) do të kthehet në restorantin e produkteve të mishit të derrit, 8. Çisterna antike do të kthehet në depo për ruajtjen e turshive, 9. Varrezat mesjetare do të kthehen në vend parkimi për automjetet, 10. Numri i mishngrënsave dhe manjakëve të seksit do të numërohen për vizitorë të turizmit kulturor, etj, etj. Pse bëhet e gjithë kjo? “Gjithçka vjen prej presionit të personave me pushtet për qëllime përvetësimi të pasurive më të lakmueshme kombëtare”, thotë Gjeçi. Nuk harron të pëmendë emrin e Apollon Baçes, pasi vendimi për ta miratuar këtë projekt përkon në kohë me rikthimin e tij. Të njëjtin person ka identifikuar si fajtor (përveç të tjerëve) dhe Lorenc Bejko.
Më kanë ardhur via e-mail dy foto; njëra e kalasë së Lezhës ashtu siç ka qenë e siç duhet me qenë, dhe tjetra e kalasë ashtu si don A. Baçe të jetë, dmth me lokalet një e dy katëshe brenda mureve rrethues të kalasë; këto lokale parashikohet të ngrihen mu atje ku sot janë rrënojat e mureve të brendshme; e sikur kjo të mos ishte mjaft, në projekt të zënë sytë dhe një fushë sportive; duket si fushë tenisi.
Janë çmendur këta njerëz? Apo u ka plasur cipa? Për mua janë të dyja. Ndryshe nuk ka si shpjegohet, që nuk duan t’ia dinë më për asgjë. Janë të sponsorizuar, të frymëzuar e të mbrojtur në këtë yxhym nga një bandë plaçkitësish, të cilët kanë në dorë procesin e vendimmarrjes. Inkurajohen dhe nga dremitja e heshtja e shoqërisë shqiptare. Në rastin konkret janë lezhjanët, që heshtin (Salvator Gjeçi është një zë që po u shpëton nderin, por nuk dihet a do t’u shpëtojë kalanë); e të mendosh se para ca kohësh një pjesë syresh bënë një protestë të bujshme kundër Klodit homoseksual! Trima të mëdhenj dhe qytetarë 24 karatësh, s’ke ç’u thua! Le t’i vënë flakën Lezhës, punë e madhe! Vetëm të mos dalë ndonjë gay që t’u marrë erzin. Uf! Mesjetë. Shekulli XI, XII, XIII.
Po jetojmë në kohë njimend dramatike. Këtë vend po e merr lumi. Nga njëra anë shoqëria shqiptare ka rënë në një gjumë të thellë, e nga ana tjetër kemi një bandë plaçkitësish që nuk ka kush t’i pengojë në bëmat e tyre. Dhe rrethi është i mbyllur: “Për të bërë plaçkë, u duhet të fitojnë zgjedhjet; që të fitojnë zgjedhjet, duhet të kenë plaçkë. Nuk kanë rrugë tjetër pra. Me të mësuar se ç’është plaçka, duan të bëjnë sërish plaçkë; për të bërë plaçkë, u duhet që të jenë se s’bën në pushtet; që të jenë më të sigurtë u duhet të trembin dhe institucionet e drejtësisë apo institucione të tjera; e që të blindohen fare, kanë bërë për vete dhe ambasadorët.
Si i bëhet? Nuk kam zgjidhje. I’m sorry!
Comments are closed.
cdo gje eshte ne shitje dhe duket qarte….
Kaloj shpesh nga autostrada qe kalon ndane Lezhes dhe adhuroj nga larg pamjen strategjike te kalase se saj.Para do kohe eshte dhene nje lajm mbi futjen ne ambjentet e saj te dy objekteve qe nuk jane tonat bile u paraqiten si objekte te njohura per historine serbe;kjo paska qene akti pararendes i agresionit mbi keshtjellen qe duhej te ishte reference krenarie kombetare.A nuk do te ishte emergjence organizimi i nje proteste serioze ne dyert e “Ministrise se kultures…..” qe eshte e zene me kerkimin e eshtrave te Ismail Qemalit.Une jam gati sepse nuk e pranoj pasivitetin ndaj agresionit te gjirizave.
Ka zgjidhje Muc ka,,, kryengritje e armatosur… dhe shpejt ose vone do vij… do ose jo kryesia e PS-se…. dhe do vije nga ekonomia,,, nga cmimet qe do 4 fishohen keto 2 vjet sidomos ketu….. Puna se ky psiko do e coje gjendjen aq keq sa sdo jete veshtire per ta rrezuar po do jete veshtire per tu rimekembur prape,,,
Ky eshte nje turp i madh … turp turp turp
Qeveria shqiptare e kryesuar nga Berisha dhe mbi te Presidenti i fjetur siç duket nga veprat dhe jo nga fjalet kane te vetmin qellim te tyre , shuarjen e identitetit shqiptar.
Ne fillim e nisen me historine e vjeter te Shqiperise , ku kufirin grek e sillnin ne kufirin e siperm te shtetit te Pirros , me domethenien e thjeshte se ne pasardhesit e vendosur ne kete vend te jugut te Shqiperise ose e kemi pushtuar kete vend ose nuk njohim identitetin tone dhe paskeshim qene greker.
Me pas ne vazhdim te enderres se keqe te tyre lejuan kufizimin imagjinar te kufirit te mundshem grek ne zonen e jugut me varrezat greke , sipas hartes se perfolur me siper.
Me tej lejuan pa bere asnje note proteste kunder asimilimit te shtetasve te tyre duke i kthyer ata ne greke , qeverite socialiste dhe berishiane qysh nga viti 1998 me lojen e qeverise greke lidhur me kartat e bardha dhe jeshile per shqiptaret e para dhe vorio-epiriotet greke ne jug te Shqiperise e dyta.Tashme duan ta vazhdojne me tej kete loje me regjistrimin e popullsise mbi baza etnie dhe fetare nepermjet vetedeklarimit.Per qeverine shqiptare dhe Presidentin e Republikes qenka normale .
-?
Vazhdojne dhe sot e kesaj dite ta trajtojne pa asnje kundershtim qeveritar historine e shtetit te Pirros si pjese greke perderisa jua ka veshur per atribut atyre krijimin e organizatave vorio-epiriote.
Ka lejuar haptas Bashkine e Himares te ndryshoje pa asnje fakt historik historine e kohes se mesme te vendit duke e cilesuar zonen me identitet grek. Po tenton ne Lezhe te zhbeje pjesen me te ndritur te historise se Shqiperise , te zhduke gjurmet e saj duke e çidentifikuar kalane e Lezhes. Po ashtu ne Lezhe apo perreth saj te gjitha kerkohet te nderhyhet ne momumentet historike me qellimin e vetem te humbjes se identitetit historik dhe me pas kombetar , pasi ne kete menyre grekerit dhe serbet do te kete te drejte te na akuzoje si ardhes dhe qeveria berishiane kerkon çidentifikimin e tyre duke i transformuar ne projekt dhe funksion. Mos harrojme se grekerit kane filluar ta quajne heroin tone kombetar Gjergj Kastrioti me identitet grek dhe me emer Jorgo , ndersa himariotet tani te birin e Gjergjit po e quajne nga Gjon ne Jani. Renja e historise se Skenderbeut eshte Kruja dhe Lezha.
Tentoi dhe vazhdon te jete ne loje , loja e rrezikshme e ujerave detare , te cilen deshen t’ia dhuronin Greqise , Sali Berisha dhe me pas mbeshtetesi i tij Meta me gjithe ministrat apo titullare ushtarake pjese e lojes se Berishes.
Çfare kembane alarmi duhet te bjere tjeter per shqiptaret kur e shohin se vete qeveria e tyre po i çidentifikon dhe po i trajton si ardhes ne keto troje , kur te paret tane e kane mbrojtur me gjak.
Valle shqiptaret kane quajtur per armik vetem ate te jashtmin kur ai i ka pushtuar ?
Sot per ta ka ndryshuar taktika e sulmit , ata nuk mund te na pushtojne , por blejne njerez te caktuar dhe i sponsorizojne duke i futur ne politike me qellimin e tyre djallezor te perhershem ndaj Shqiperise deri ne coptimin perfundimtar te saj. Historia e njerezimit vazhdon , ajo nuk mbaron ketu.
Ne kushtet kur te gjitha institucionet qeveritare shesin apo flene si ai i Presidentit te Shqiperise , shqiptareve duhet t’u zgjohet instikti i vetmbrojtjes apo i mbijeteses. Mos u genjeni nga demagogjite ne goje te Berishes apo mbeshtetesve te tij. Atdheu eshte ne rrezik !!!
Pse nuk cohet e te flasi EDI qe eshte edhe lider i opozites por eshte edhe vete Artist
Ka dyfish pergjegjesi qe te flasi dhe me force biles , kunder ketij shkaterimi qe i behet vlerave kulturore shqiptare
Flet Mustafa Nano dhe nuk flet Edi ??? ———Helloooo !!!! –Oposita wake up !!
vazhdon plani Greko-Serb per ckombetarizimin
Te gjithe kombet qe na kane pushtuar ne per nje kohe te shkurter,te gjate ose kane kaluar tranzit gjithmone kane shkateruar ne menyre sistematike ose te menjehershme vlerat historike e kulturore.Kjo ka qene strategjia e cdo pushtuesi pasi nje popull pa histori eshte si nje peme pa rrenje qe sado e trashe e gjate ose e fuqishme te jete nje dite do ta marre uji ta coje ne det ose dota mbuloje baltaDhe sikur te vriten njemije dhjetemije veta nje komb e rikuperon veten lind te tjere por kurre nuk mund te krijoje vlera te reja historike per te shkuaren.Kjo qe po pritet te ndodhe ne kalane e Lezhes nuk eshte pare e degjuar ndonjehere ne boten e qyteteruar.I ashtuquajturi regjistrim i popullsise qe po behet aq zhurme eshte nje pese me hic para kesaj edhe po u be gabim kush behet merak do te vije regjistrimi tjeter pas 5 vjetesh dhe ata qe e bene gabim e ndrojne.Por keto vlera materiale si kjo ketu jane bere vetem njehere dhe po u prishen nuk rregullohen me.Me kete veprim i behet i behet sherbimi me i mire qarqeve ultranacionaliste te te gjithe kombeve qe nuk e duan kombin shqiptar.
z. Nano,
e keqja me e madhe e Shqiperise ne keto 20 vitet e fundit eshte Sali Berisha! Eshte folur e shkruar shume mbi kete emer famekeq, ama fakti qe ai akoma mban ne dore frenat e vendit, flet vete!Ne jemi nje popull i cuditshem, kemi humbur totalisht ndjenjen sociale dhe nuk shikojme me larg se hunda personale! Cdo gje e mbrapshte dhe negative ne Shqiperi lidhet padyshim ne mos totalisht, ne pjesen me te madhe me bemat e doktor rrumpalles!Sa te jete ai dhe klani i tij ne pushtet nuk ka permiresime ne Shqiperi! Te vjen keq qe akoma pas 20 vitesh ndodhemi pak a shume atje ku na ka leme sistemi komunist! Nuk kane faj vetem politikanet ketu, edhe populli shqiptar qe i eshte vene nga pas vetem anes materiale dhe ka harruar shpirtin dhe kulturen e tij mijeravjecare! Fajin e kemi ne te gjithe qe lejojme te na qeveris nje palo burre e klika e tij mafioze, klani Berisha!