Për një jetë më të mirë, ku nuk kërcënohen nga mungesa e kushteve elementare për jetesë, nga frika e përditshme e rritjes së çmimit të bukës, shtrenjtimi i taksave, qytetarët kosovarë për ditë e më shumë kërkojnë rrugët ilegale për të dalë jashtë vendit.
Njëra nga ta, F. Z., nga rajoni i Prishtinës (e cila është në procedurë për të dalë jashtë vendit dhe për shkak të rrezikimit të dokumenteve nuk pranon të zbulojë identitetin e plotë), të shtunën ka shpalosur për “Zërin” se përmes rrugëve ilegale ka vendosur të dalë jashtë vendit dhe si opsion sheh vizën turistike.
Këtë vizë, ajo mendon ta shfrytëzojë për të dalë në vendin transit ose për të qëndruar aty duke u përpjekur që një ditë të marrë leje qëndrimin.
Thotë se përmes një agjencie turistike është rekomanduar të marrë vizë turistike për Francë, të paguajë hotelin nga Kosova, si dëshmi se ka qëllime vetëm të vizitës dhe pastaj të marrë rrugën për vendin e synuar. Biletën i duhet ta blejë në këtë agjenci dhe me autobus të arrijë në Francë, ndërsa për këto procedura do të paguajë siç i është thënë 2500-3000 euro.
“Kjo rrugë më duket më pak e rrezikshme. Më kanë konfirmuar se për shumë të tjerë ka rezultuar e suksesshme”, thotë ajo.
Prishja e kurorës, rruga që të dërgon deri te statusi i ri, lidhja e kurorës vetëm për të bërë letrat, ndërrimi i nacionalitetit, akuzat se janë të rrezikuar nga individë, grupe apo institucione, rrugët ilegale nëpër male, det…, konfirmohen zyrtarisht si mundësi për të dalë jashtë vendi.
Kurorë martesore me bazë interesin
Me dhjetëra agjenci gjenden përreth përfaqësive diplomatike në vend. Në lagjen “Arbëria”, ku gjenden ambasadat turke, gjermane, greke, bullgare… dhe ku deri tani ishin edhe ajo franceze dhe italiane, prezenca e agjencive arrin në rreth 20. Jo më pak agjenci gjenden edhe përreth ambasadës zvicerane, në objektin e së cilës tash e sa kohë janë zhvendosur edhe përfaqësia franceze dhe ajo italiane.
Këto agjenci, kryejnë shërbime juridike për klientët e ambasadave duke filluar nga plotësimi i formularëve, rezervimi i biletave, etj. Menaxherët e tyre theksojnë se nuk janë të paktë ata që u kërkojnë informacione se si mund të dalin jashtë vendit përmes rrugëve ilegale.
Muhamet Hoti, i cili menaxhon agjencinë “Hoti”, me zyrë në lagjen “Arbëria”, thekson se 5 deri në 6 të rinj në ditë që aplikojnë për viza, u ndihmon për plotësim të dokumentacionit. Sipas tij, qëllimi i këtyre të rinjve është që të ikin nga Kosova për një jetë më të mirë dhe mosha e tyre sillet kryesisht 18 deri 20 vjet.
Kjo agjenci, e cila posedon edhe një zyrë tek ambasada zvicerane brenda ditës bën kompletimin e dokumentacionit edhe për bashkim familjar (kurora).
Sylë Hoti, i cili menaxhon zyrën te kjo ambasadë, shpjegon se 90 për qind e atyre që ndihmohen për kurorë, rrëfehen në besim se kanë për qëllim të bëjnë kurorë sa për të marrë dokumentet e përhershme në vendin ku kanë gjetur punë dhe kanë shkuar përkohësisht, apo duan të shkojnë. Kjo praktikohet më të madhe, sidomos gjatë pushimeve të verës si dhe ato dimërore, kur vijnë mërgimtarët.
Por, janë dhe agjenci të tjera turistike ato që vizitohen nga të rinjtë duke kërkuar mënyra për të dalë jashtë vendit.
Fehmi Kurtishaj, përfaqësues i agjencisë turistike “Sharr Travel”, ka thënë se nuk ka kërkesa vetëm për bileta (punë kjo që e bën ai), por ka edhe kërkesa nga qytetarë të ndryshëm lidhur me mundësitë e migrimit jashtë. Ai thekson se këta qytetarë i takojnë grupmoshave të reja deri në 30 vjet dhe si synim kanë Francën, Gjermaninë dhe në numër më të vogël Italinë.
Shfrytëzojnë emrin e studentit për migrim
Të rinjtë, ata që mbajnë epitetin e studentit, shfrytëzojnë këtë epitet për të ikur më lehtë jashtë vendi.
Burim Balaj, kryetar i organizatës studentore “Vizioni Studentor” thekson se shumë studentë të Universitetit të Prishtinës (UP) shfrytëzojnë vizat studentore dhe të drejtën e studimeve që fitojnë në ndonjë nga universitetet perëndimore, vetëm që të dalin jashtë vendit dhe mos të kthehen më. Kjo praktikë, sipas tij, ka detyruar përfaqësitë e huaja diplomatike në vend që me rastin e lëshimit të vizave për studentë qoftë edhe për një vizitë jashtë vendit të kërkojnë plotësimin e një sërë kriteresh.
Balaj tregon se edhe studentë që kanë udhëhequr me Parlamentin Studentor dhe këshillat e studentëve vite më parë kanë shfrytëzuar këto pozita që të dalin jashtë vendi. Disa nga këta studentë, ai thotë se tani gjenden në Angli.
Ikjen e studentëve dhe të rinjve për një perspektivë më të mirë e deklaron edhe dekani i Fakultetit të Shkencave Sportive (FSHS), Ajvaz Berisha, sipas të cilit, ka shumë të rinj të cilët edhe pse sportistë kulminantë kanë lëshuar vendin dhe në mënyrë ilegale kanë dalë në vendet perëndimore.
Ai përmend se shumë sportistë në vendet perëndimore janë bërë emra sepse i janë hapur dyert, kanë hapur klube sportive që luajnë rol në botën e sportit. Largimin e të rinjve nga vendi, ai e ndërlidh me mosangazhimin e të gjitha qeverive të ardhura në pushtet pas luftës për krijimin e kushteve për një jetë më të mirë të të rinjve, duke theksuar sidomos mungesën e kushteve financiare dhe infrastrukturë për sportin, e cila, sipas tij, është ajo e periudhës komuniste.
Rrugët ilegale i çojnë në pranga
Rrugët zyrtare të ikjes jashtë vendit, ngelin prapa rrugëve ilegale. Disa nga këto rrugë ilegale janë të identifikuara nga policia e shtetit. Gjatë vitit 2010 janë raportuar në Policinë Kufitare të Kosovës, gjithsej 264 raste të falsifikimit të dokumenteve, raste këto të zëna në dalje nga Kosova nëpërmjet vendkalimeve zyrtare kufitare.
Por, numri më i madh i zënë me dokumente false është konfirmuar nga policia e shtetit në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.
Brahim Sadriu, zyrtar për informim në Policinë e Kosovës, thotë se janë 28 raste të kontrabandimit me migrantë që Policia Kufitare ka zënë në flagrancë duke tentuar të kalojnë kufirin nga Kosova, për në shtete tjera në mënyrë të paligjshme. Ai thotë se Policia ka arrestuar edhe persona të cilët kanë përgatitur dokumente të falsifikuara dhe kanë aranzhuar udhëtime për migrantë të ndryshëm.
“Moshat e personave që janë viktimë e trafikimit me migrantë janë të ndryshme, por kryesisht janë mosha të reja, megjithëse ka raste që janë zënë edhe familje komplet duke kaluar në mënyrë të paligjshme jashtë vendit”.
Një nga rastet më të suksesshme që policia kufitare ka pasur gjatë vitit 2010, konfirmohet se është një hetimi i gjatë nga Njësia e Hetimeve, e cila ka zbuluar një grup falsifikatorësh të dokumenteve të kontrabandimit, ku janë arrestuar 21 persona dhe janë konfiskuar një sasi e konsiderueshme e provave materiale.
Punonjësit dhe zyrtarët policorë në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, nuk janë dëshmitarë vetëm se si zihen ilegalisht duke u munduar të dalin jashtë vendit qytetarët e Kosovës, por edhe se si kthehen nga vendet perëndimore me mijëra qytetarë kosovarë të zënë pa dokumente legale në shtetet e huaja. Në vit nga vendet perëndimore në Kosovë kthehen deri në 5000 emigrantë.
Islam Caka, drejtor i departamentit për shtetësi azil dhe migracion në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), për kthimin e qëndrueshëm të qytetarëve kosovarë, pa status të zgjidhur në vendet perëndimore, përmend se janë kryer të gjithë hapat e nevojshëm që të rregullohet ana ligjore dhe ajo infrastrukturore. Më së shumti kërkesa për kthim në këtë departament ka bërë shteti gjerman.
Caka thekson se në këtë shtet llogariten deri në 25 mijë qytetarë që nuk e kanë fituar të drejtën e qëndrimit në Gjermani.
“Kthimi i qëndrueshëm është parakusht për një liberalizim të vizave. Në vit kthehen rreth 5000 mijë veta, të të gjitha moshave dhe kombësive”, thotë Caka. Tetë shtete kanë nënshkruar marrëveshje me Kosovën për kthim të kosovarëve.
Institucionet posedojnë të dhëna kur individë të ndryshëm mundohen të ndërrojnë nacionalitetin dhe të përfitojnë leje qëndrimi, por ka edhe nga ata që kanë theksuar se janë të rrezikuar nga UÇK-ja, (institucion ky misioni i të cilët ka përfunduar në qershor 1999), vetëm për t’u pajisur me dokumente.
Comments are closed.
-Kjo eshte kanceri i shqiptareve qe vjen nga braktisja qe i bene shteti…i cili i thote troc—-
Te drejtat i ke po une as qe dua tja di per ato se kam hallet e mija….duke bere miliona
-Po shes moralin,kombin DHE PASURITE E TIJ—————prandaj Shqiptari merr torben si RAXH KAPURI dhe gjen perkrahje te fqinji i cili eshte me pak armik dhe me zemergjere se shteti jot…Ekane bere Shqiperine si kosh plehrash dhe fashistet se bene keshtu…..Fshatit i kane bere RAPREZALJE pa pike interesi….ska qene keshtu edhe mbas lufrave me barbaret ne mesjete…ne kete menyre edhe njeriu qe si jep asnje kontribut qytetit
———-jeton ne qytet se ne fshat vdes urie edhe pse fjala e mecur Shqiptare thote:–
TOKA ESHT FLORI….
Liria qe NUK Siguron Azgje eshte nje Burg me Dyer te Hapura———–Ajo lloj lirie eshte me keq se roberia
sepse njerezit nuk mund te jetojne ne ate lloj lirie qe eshte liri vetem per ata qe drejtojne shtetin, ndersa per njeriun e thjeshte eshte……….roberi -Ajo e vdes njeriun e thjeshte per dite e nga pak , derisa i merr shpirtin fare …
Ndaj dhe njerezit e thjeshte ikin e ikin ,ne nje IKJE PA KTHIM sepse sic thote edhe Gramozi me siper qe shteti jote e perdor lirine vetem per te plotesuar qejfet e tij , ndersa ndaj shtetasve te tij eshte armiqesor ———dhe nejrezit ikin ne shtetet e tjera qe tregohen me zemergjere me ne, sesa tregohet shteti jone
Me mire ti vinte titullin :— Arratisje nga Shqiperia ,ne te dy anet e kufirit
Ky eshte titulli me i sakte ne kushtet qe jetojne shqiptaret ne dy anet e kufirit
OK EMIGRIMI PLAGE E MADHE PO KUSH DO TA KUROJE KETE PLAGE POPULLI GJERMAN FRANCES APO KINEZ DEMOCRACINE ESHTE POPULLI QE E VENDOSE MIRQENJEN PO ASHTU NE RASTE SE VOTON ENVER HOXHEN FATOS NANON DHE SALI BERRISHEN PER CFARE DEMOCRACI FLET PER CFRAE MIRQENJE FLETE NE RASTE SE VOTON PACOLLEVICIN DHE GJARPERIN PSEUDONIM QE MBANTE THACI NE KOHEN E PRAG LUFTES NE KOSOVO CFARE MIRQENJE KERKONE – KORUPSIONI ULE EKONOMINE E VEDIT NE 3 PERQIND NDERSA KUR KE NJE VEND SI SHQIPERIA KU RITJA ECONOMICE ESHTE ZERO CORUPSIONI E CON ATE NE NIVELIN MINUS TRE NDAJE ESHTE POPULLI VETE PERGJEGJES PER ATA QE ZGJEDHE KALUAN 20 VITE DHE AKOMA NUK E MESUAN SHQIPTARET KUSH ESHTE BERRISHA APO THACI NE KOSOVO CFARE KERKOJNE TE PRESIN TE VIJE GJERMANI TE VOTOJE PER KANDIDATET ME TE MIRE QE KA VENDI JUAJE NDAJE ATA QE JU ZGJIDHNI JANE PASQYRA JUAJE