Në emër të Opozitës së Bashkuar, Spartak Ngjela tha sot se kërkesa e tyre është ajo për zgjedhje të parakohshme. “Opozita do ta tregojë forcën e saj me anë të mjeteve demokratike dhe askush nuk do ta ndalë në kërkesën e plotësimit të kërkesave të saj”, ka bërë me dije ndër të tjera Ngjela. Avokati ka pasur edhe një mesazh për ambasadorët, duke u kërkuar atyre të kenë në vëmendje krizën politike në Shqipëri e “të mos shëtisin në popull”.
“Ju sugjeroj ambasadorëve që kanë dalë me papërgjegjësi nëpër Shqipëri, se po marrin përbuzjen e shqiptarëve. Kurrë të mos iu shkojë mendja se shqiptarët janë qytetarë të rangut të dytë. Le të futen në shtëpitë e tyre ashtu siç bëjnë në vendet e tjera të botës. Është mendjelehtësi të mendojnë se do t’i bindin ata për të kundërtën”, ka pohuar Ngjela.
Comments are closed.
Kur do ta tregoje forcen Opozita,zoti Ngjela?A nuk i mjafton,kesaj Opozite,mbeshtetja e papare qe iu dha per gati dy vjet per kauzen e transparences qe u tret si kripa ne uje;me sakte u dogj ne breg te Erzenit.Dua t’ju shoh si nuk do te ndaleni per permbushjen e kerkesave te Popullit Opozitar.Terheqja pas 21 janarit me ka revoltuar dhe me ka fashitur besimin tek ju si opozite,jo tek Ju si individ.
Kam disa informacione se populli mund ta denojne opoziten duke votuar kunder, sepse opozita po tallet me popullin.
Ke te drejte,Lora!Te gjitha ato qe shkruan,qendrojne,por nuk po del nje trim qe t`i thote kryekriminelit :
“Ndalu beg – Se ka hendek”!!
Drejtuesve tane te Opozites u shkon shume per shtat nje epigram shkruar nga i madhi Dritero:
Gjithe naten e nates mbrehte thupra Aliu
Ta rrihte per vdekje Masarin, –
Ne mengjes i kthehej mendja te ziut,
Dhe dridhte mendushem cigarin…
Deri tani opozita ska treguar kurrgje nga “forca” e supozuar nga z. Ngjela. Kjo qeveri duhej larguar qe 3 vjet me pare pas krimit te Gerdecit. Kjo tregon se Berisha por rrin tash 3 vjet ne pushtet fale nje opozite teper te dobet.
Persa i takon ambasadorve te huaj, sidomos atij amerikane, ka ardhur koha qe te shpallen persona te padeshirueshem e te largohen me cermoni si mbeshtetes se krimit ne Shqiperi, ashtu sic u kerkua per konsullin grek te Korces.
o Taku po si nuk i le njehere keto gjera o taku vetem te frysh njerzit di ti. E di si je ti? Nje nje grup shoqeror gjithmone ishte ai shoku i dobet i pafuqishem qe nxishte sherret e te forteve. Ai sa i fuste ne sherr te fortet e pastaj ikte se nuk kishte fuqi te zihej e keshtu merrte ne qafe te medhenjte duke kujtuar se nje dite pasi keta te vriteshin do u bente dikushi por gjithmone ngelte i fundit se sa ikte nje i forte vinte tjetri. Keshtu bente sa i doli boja e talleshin te gjithe me te. Keshtu je katandisur o i gjore tallet mileti me ty.
O me te lumte goja avokat tregoja vendin ketyre qelbesirave te huaj ku e kane,sa per opoziten qa m… te beje opozita per ne ja ku jeni qe te gjithe dilni ne rruge e mos shkoni me ne shpi .
Eshte per t’u vleresuar pozitivisht dalja publike e z. Ngjela dhe thirrja e qellimshme qe ai ka bere. Por opozita ne mbrojtje te vetvetes dhe standarteve demokratike duhet te ballafaqohet drejtpersedrejti dhe me emer cilido ambasador qe shkel standartet demokratike ne vendin tone. Nuk eshte e vogel dalja e tij publike perkrah ministrit te brendshem ne prag te fushates ne nje kohe kur nga kjo ministri ndodhin skandale te njepasnjeshme deri ne vrasjen e njerezve . Ky njeri qe i ka devijuar gjykimit per afera korruptive , merr mbeshtetjen publike te ambasadorit amerikan.
Shoku Ngjela,Protesta eshte vertet rruga me demokratike qe sjell zhvillim e progres,qe rrezon diktatura e diktatore ,por vetem kur kjo i sherben Popullit dhe jo klaneve politike mafioze.Dhe kete nuk mund t`ja japesh Ti popullit .Ti mbete vetem bisht qeni tere jeten tende.Kjo per faktin se ,kur Ti ishe Minister drejtesije ne 97-ten, dhe Berisha Presiden,Ti formulove dhe firmose sebashku me Presidentin Berisha ,te asaj kohe,nje amnisti, ku liruat te gjithe kriminelet nga burgjet tona dhe qe me keta kriminele ,PS e PD jote furnizuan Bandat kriminale, Blu e Roze.Me politikat Tuaja Ju tentuat luften civile, futet terrorin ne popull duke i shkaktuar atij mbi 3000 viktima dhe te gjtha keto i bete vetem nga ETJA PER PARA E PUSHTET te pameritueshem.Si rrjedhim, ne fund vazhduat te dy palet, PS e PD, perseri lojen e riciklimit te botes se krimit e te korrupsionit , ne te kater pushtetet, pa u ndeshkuar kaq vite me radhe autoret dhe dirigjuesit te kesaj masakre.Ja cili jeni Ju shoku Ngjela. Vetem Ti nuk ke moral te vazhdosh ne politike apo te qeverisesh, vetem Ti nuk i sjell Popullit Demokraci se Ti je pjelle e trashegimise se klaneve korruptive kriminale shqiptare.Ti nuk je pjese e disidences shqiptare, por je pjese e luftes per pushtet brenda mostrave te diktatures komuniste Enveriste.
Populli mund te votoje kunder opozites duke i dhenur nje note proteste Edi Rames.
Shume bukur ka folur Ngjela ———-sidomos ate fjalen ndaj ambasadoreve –Keshtu sic flet Ngjela duhet folur ne Opozite
Ambasadoret e tanishem jane bere si ambasadori rus Ivanov qe mbeshteste E Hoxhen kunder kundershtareve te tij duke i bere keshtu nje dem te pallogaritshem popullit shqiptar e duke u bere keshtu nje nga faktoret determinant per vendosjen e diktatures ne Shqiperi. Keshtu ndodh kur ambasadoret veprojne mbi bazen e interesave korruptive apo nje politike te verber qe nuk sheh pertej interesave te ngushta te stabilitetit pa demokraci qe pa diskutim do te sjelle pasoja te pariparushme per popullin.
Ja fute kot ketu ti or Dym——— Shqiperine ne komunizem e coi Curcilli ne konferencen e Jaltes
Ndaj mos fol kot pa e njohur historine