UPDATE- Qyteti i Elbasanit është tronditur nga një tjetër krim i rëndë. Tre persona, babai dhe dy djemtë e tij, janë vrarë në banesën e tyre mëngjesin e sotëm në banesën e tyre.
Viktimat janë Emin, Xhelal dhe Pëllumb Mahmuti, ndërkohë që ka mbetur e plagosur rëndë edhe shtetasja Myzejen Qosja, bashkëshortja e njërit prej të vrarëve. Ajo është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak në kryeqytet, pasi është qëlluar me plumb në kokë.
Ende nuk dihet autori i krimit të rëndë, ndërsa burime pranë policisë thonë se ekzekutimet mund të kenë pasur si motiv gjakmarrjen.
Sipas këtyre burimeve, autori i krimit ka shkuar në banesë dhe ka trokitur dhe më pas ka hyrë brenda, duke kryer ekzekutimet. Policia ka vënë në dispozicion 50 mijë dollarë për ata që tregojnë se kush e ka bërë krimin.
Vetëm një ditë më parë, në Elbasan u vranë nënë e bijë nga ana e djemve të familjes.