Korçarët i janë bashkuar nismës për firmosjen e një peticioni kundër regjistrimit të popullsisë në baza etnie e feje. Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, i pranishëm në Korçë, u shpreh sërish kundër këtij regjistrimi. “Ajo që ne kërkojmë është e arsyeshme, është në interesin e shtetit shqiptar dhe të shtetasve të tij dhe ka për detyrë dhe qëllim të ruajë, vlerat më të larta që reflekton populli ynë; bashkëjetesën midis komuniteteve etnike dhe fetare në një nivel të lartë qytetarie që është për t’u pasur zili nga kombet më të qytetëruara dhe jo më nga shtetet fqinje ballkanike, të cilat vetëm kanë vuajtur dhe vetëm kanë prodhuar dasi në këto dy çështje të rëndësishme që Ne mbështesim sot fort, çështjet etnike dhe fetare,” tha Spahiu.
“Rreziku është imediat…….. dhe ajo që rrezikohet fort nuk është vetëm e vërteta, e cila duhet t’i ruhet shitjes dhe blerjes, fallsifikimit dhe abuzimit, por ato që rrezikojnë fort janë vlerat morale dhe etike të kombit, të harmonisë dhe bashkëjetesës së qetë midis qytetarëve të këtij shteti, vlera këto të gjithëpranuara dhe të vlerësuara. Dhe ja ku jemi sot, këtu në Korçë, për të diskutuar dhe mbështetur një çështje kaq të rëndësishme dhe nuk mund të mos reflektojmë në lidhje me këtë qytet,” vijoi më tej nënkryetari i KLD.
Spahiu tha se Korça është djepi i identitetit kombëtar. “Nuk mund të mos kujtojmë Korçën, si djepin e identitetit kombëtar, i cili tundi dhe rriti ëndrrat dhe shpresat e kombit shqiptar për të mësuar dhe shkruar gjuhën tonë, në shkollën e parë shqipe. Nuk mund të lëmë pa përmendur në këtë takim dy figura të rëndësishme patriotike korçare, Themistokli Gërmenjin dhe Mihal Gramenon, dy rilindas të cilët punuan dhe luftuan për identitetin kombëtar, për popullin dhe kombin tonë, i cili sot nuk mund të mjaftohet me identitetin e vet, por është në kërkim dhe mbron vlerat dhe standartet evropiane,” theksoi Spahiu.
“Ne jemi pro regjistrimit, por jemi kundër falsifikimit; kundër vetdeklarimit, i cili nuk mbështetet mbi kritere objektive; kundër shitjes, blerjes, tregëtimit në cilëndo mënyrë të kombësisë së shtetasve shqiptar.
Ne jemi pro regjistrimit, pro standardeve të BASHKIMIT EVROPIAN, por jemi kundër standardeve të paqena dhe kundër standardeve selektive, që nuk zbatohen nga vet shtetet anëtare të BE-së.
Ne jemi pro regjistrimit, por jemi kundër presionit të jashtëm, i cili ushtrohet mbi një çështje të tillë të rëndësishme të dinjitetit dhe identitetit kombëtar të shqiptarëve dhe kërkojmë që çështje të tilla, të zgjidhen dhe trajtohen nga kombi ynë në mënyrë të pavarur.
Ne jemi pro regjistrimit, por një regjistrim mbi baza fetare nuk ka arsye të bëhet nga një shtet asnjanës në çështjet fetare, siç është shteti shqiptar, por mund të bëhet nga vet komunitetet fetare, palë drejtpërdrejtë të interesuara në këtë proces,” vijoi më tej Spahiu.
“Në shprehim ndjenja keqardhjeje dhe duam të mbrojmë dhe të mbështesim edhe atë pjesë të shoqërisë shqiptare, e cila për shkak të skamjes, varfërisë, mizerabileteti, lëvizjes së lirë apo për çfarëdo përfitimi minimal për të lehtësuar një jetesë të përvuajtuar, e këmbeu kombësinë e vet për pak lehtësi, për pak frymëmarrje, për një jetesë më të durueshme.”
Comments are closed.
Bravo Spahiu , hallall qumshti i nones.
Spahiu perfundimisht hyri pozitivisht ne librin e historise per Shqiperine , vlere e madhe kjo. E vetmja gje qe dua te shtoj eshte se nese per shfuqizimin e ligjit te gjendjes civile lidhur me kombesine duhen 20.000 vota per te kaluar propozimi ne parlament , kjo levizje nuk duhet te ndaloje tek kjo shifer. Ajo duhet te pershkroje gjithe atdheun dhe ta firmosin anembane gjithe shqiptaret qe ne mos me hir me pahir kur ne parlamentin shqiptar , te mberrijne firmat e kesaj levizjeje ,Sali Berisha pa gjak shqiptari ne baze te vetdeklarimit te tij , kjo e faktuar ne lidhje me çeshtjen territoriale te ujrave detare, te tmerrohet nga reagimi i pamase i te gjithe shqiptareve dhe t’i ngjethen leshte e kokes nga ajo qe do ta prese.