Libia shpall armëpushim të menjëhershëm (FOTO)

18 Mars 2011, 08:16Politika TEMA
Libia shpall armëpushim të menjëhershëm (FOTO)

UPDATE- Qeveria e Libisë ka shpallur armëpushim të menjëhershëm duke ndalur çdo veprim ushtarak “në mbrojtje të civilëve”. Ministri i Jashtëm tha se kjo nismë është në përputhje me rezolutën e Këshillit të Sigurimit. Kjo rezolutë parashikonte zonë ndalim fluturimi mbi Libinë. Ndërkohë kryeministri britanik tha se avionët janë nisur drejt Libisë.

Hapësira ajrore në Libi është mbyllur ndërsa Këshilli i Sigurimit në OKB ka miratuar opsionin e sulmeve ushtarake ajrore mbi Kolonel Gadafin. Avionët ushtarakë francezë, amerikanë e britanikë janë gati për luftim. Këshilli i  Sigurimit ka votuar me 10 vota pro dhe pesë abstenime për vendosjen e zonës së ndalim- fluturimit. Por nuk do ketë ndërhyrje tokësore. Kina, Rusia, Brazili, India e Gjermania abstenuan. Franca nga ana e saj po këmbëngul që të ketë edhe ndërhyrje tokësore. Një lajm i tillë ka tërbuar Gadafin. Mësohet se ai ka kërcënuar se do sulmojë avionët e pasagjerëve dhe anijet në Mesdhe. “Nëse bota po çmendet, edhe ne do çmendemi,” ka thënë Gadafi.

Ndërkohë rebelët në Bengazi kanë festuar të lumtur pas këtij vendimi.

Më poshtë fotot e festimeve në Bengazi.

12 komente në “Libia shpall armëpushim të menjëhershëm (FOTO)”

  1. Atdhetari says:

    Jeni aq gazete serioze sa nuk e kuptoj pse mbi te gjitha betejat qe vazhdoni te çoni perpara e me shume guxim nuk arrini te mbroni dot gjuhen tone te shenjte. C’FARE DREQIN DO TE THOTE INTERVENIM NE SHQIP?!!!!

    1. eddy says:

      GADAFI ESHTE BURRE LIEPUR ESHTE NJESOJE SI BERRISHA PER PUSHTET HEQ DHE BREKET POR DO PERFUNDOJE BASHKE ME DY DJEMTE NE BURGUN INTERNACIONAL NE DENHAGE

  2. nicolla disha says:

    Moamer Gadafi duhet te shkatrrohet perfundimishte, dhe te rrespektohen te drejtat e popullit. Populli dhe nje demokracie e vertete ka vlere te jashtezakonshme.
    Kurre nuk duhet te pranojme qe nje Lider te shtype nje popull sepse kerkon te jetoje i lire.

  3. Gramozi says:

    —–Ca beni keshtu more—-Po mendimi_im me avionin e tij boeing 747
    —ku do kaloje…se i bie shkurt per nga shtepia qe andej…

    1. mendimi_im says:

      kur un kam mesuar b747 ti ke qene me karroce me guzhineta ?
      u bane ti te replikosh me mue,
      te hengert hijena ne mes te libise te hengert.

  4. nicolla disha says:

    Zonat Islamike duhet te clirohen nga kthetrrat diktatorjale.
    Per parafolsin Atdhetare, Intervenim= do te thote nderhyrje.

  5. hajriu says:

    Ne hale shkofsh Gadaf

  6. AdrianGJ says:

    Teri sot thoshte se ishte “i derkuari i zotit” po t ani me bishtine nen shale edhe ky….

  7. plaku says:

    I dashur Gramoz, mendoj qe per shkak te moshes ( jam 64 ) i lejoj vet vehtes qe te te bej nje kritike.
    Une vete mesoj shume nga ky forum dhe mendoj se ne duhet te sillemi me respekt per mendimin ndryshe. Te me falesh, por mendoj se anetari i forumit mendimi-im ka te drejte gjithmone te japi mendimin e tij si ai e mendon ate ( une vete personalisht jam reth 99% dakord me ato qe ai shkruan ).
    Ne nuk duhet te ofendojme dhe ngacmojme qellimisht njeri tjetrin se keshtu, mendoj une, ulim nivelin e forumit.
    I dashur Gramoz, te uroj nje mbasdite te kendeshme.

    1. Gramozi says:

      –Me respekt plaku—-Une e ngacmoj se e kam pare qe dhe ai ngacmon shum dhe me ofendime jo si une me shaka…..Dhe kete punen e fese e perdor vetem per interesat e arabeve jo te kombit te tij
      –Shkruan me qindra rreshta per arabet dhe 2 rreshta per Shqiperine dhe e quan salen–
      E keqja me e vogel…

    2. mendimi_im says:

      Plaku,

      te uroj nje pleqeri te mbare.
      Je shum dashamir, dhe e cmoj respektin tend.

      Do te kisha deshire te pinim nje caj se bashku.
      Nje caj te forte nga ai Laz ?

  8. plaku says:

    I dashur Gramozi. Faleminderit per pergjigjen e sinqerte dhe me behet shume qejfi qe ti si te thuash beje shaka me te.
    Te uroj nje mbasdite te kendeshme.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje