Gadafi po mposht kryengritjen

17 Mars 2011, 12:29Politika TEMA

Ndërsa bota i ka sytë nga Japonia dhe tek debati se a duhet vendosur një zonë ndalim fluturimi mbi Libi, Gadafi ka vijuar të fitojë terren dhe me shumë gjasë do arrijë të mposhtë shumë shpejt rebelimin në vendin e tij. Beteja po i afrohet Bengazit, qytetit të dytë më të madh, që është fortesa e rebelëve. Aty do jetë dhe beteja finale. Gadafi ka vijuar të bombardojë zonat e rebelëve. I biri i tij është edhe më optimist, ai thotë se brenda 48 orësh gjithçka do jetë nën kontroll. Ai ka paralajmëruar “tradhtarët” që të largohen nga vendi. Për më tepër ai i ka quajtur minj që duhet të gjejnë skutë ku të futen. Rebelët janë të zemëruar me komunitetin ndërkombëtar që nuk i ka ndihmuar.

3 komente në “Gadafi po mposht kryengritjen”

  1. fule says:

    Ja sa ja ndjen komunitetit nderkombetar per te drejtat e njeriut dhe rrezimit te regjimeve autokratike.
    Lajme te mira vijne per Salen nga te gjitha frontet, me sa duket.

  2. 21Janari says:

    Nga lajmet e fundit duket që Këshilli i Sigurimit pritet të marrë një vendim pozitiv sonte natën për sulme ajrore në Libi, te cilat mund të fllojnë po sonte. Franca Britania , Katari dhe Emiratet Arabe do të kryjnë këto sulme.

  3. Elza says:

    Kur do te behet nderhyrja ushtarake ne Libi , kur te vriten edhe qindra e mijra nga populli i thjeshte,
    apo kur Gedafi te marre edhe qytetin e fundit .
    Komuniteti nderkombetar ka kohe qe flet per nderhyrje , por bla…bla..bla e asgje konkrete.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje