Topi takon Ivanov: Të respektohet Marrëveshja e Ohrit. Regjistrimi të kryhet pa presione politike e financiare

17 Mars 2011, 11:00Politika TEMA

UPDATE- Presidenti i Republikës, Bamir Topi, është takuar gjatë ditës së sotme me kolegun e tij maqedonas, Ivanov. Gjatë një konference të përbashkët për shtyp, Topi ka thënë se ka kërkuar nga kolegu i tij maqedonas zbatimin dhe respektimin e Marrëveshjes së Ohrit.

“Kemi diskutuar edhe për çështje që rrjedhin nga Marrëveshja e Ohrit dhe sot kam shprehur pozicionin e Shqipërisë që implementimi sa më i plotë dhe më korrekt i marrëveshjes do të krijojë të gjitha kushtet që edhe popullsia shqiptare në Maqedoni të gëzojë të gjithë të drejtat dhe do ti shërbejë një stabiliteti të Maqedonisë dhe prespektivës të këtij vendi mik në intergimin euroatlantik”, u shpreh presidenti gjatë fjalës së tij.

Topi foli edhe për çështjen e regjistrimit të popullsisë. “Populli shqiptar ka koshiencë të plotë për këtë proces, do të inkurajomë që regjistrimi të bëhet në bazën e plotë të lirisë së zgjedhjes dhe standardeve ligjore, por nuk do të lejojmë që asnjë rrymë ultra nacionaliste, nga do që ato të vijnë, të deformojë ligjin dhe tendencën natyrore në Shqipëri. Shqipëria është e projektuar në mënyrë shumë të qartë. Regjistrimi është i domosdoshëm, duhet të jetë në përputhje të plotë më të drejtën bazale të njeriut për t’u shprehur i lirë dhe për të mos qenë në presion, qoftë për shkak të natyrave politike apo të interesave financiare, ekonomike dhe çdo qëllimi tjetër”, tha Topi.

2 komente në “Topi takon Ivanov: Të respektohet Marrëveshja e Ohrit. Regjistrimi të kryhet pa presione politike e financiare”

  1. arsen says:

    Po ky President i ngrate, qe kemi ne?!!
    Nuk e shef ky se cfare po bejne greket per ceshtjen e emrit te FYROM?
    Nuk shef ky se cfare po ben nje bythe konsull grek, per shtimin e numrit (edhe fiktivisht) te popullsise greke?
    Po pse ore, budallenj jane ata?
    Po pse ore, po ne nuk dime te veme kushte?
    PA RESPEKTIM TOTAL TE MINORITETIT SHQIPETAR, NUK KA , AS NATO, AS INTEGRIM BALLKANIK DHE EUROPIAN!
    O respektoni marveshjen qe keni firmosur vete, ose MOS U DUKNI NE SHQIPERI!
    Pu sa fatkeq paska qene ky populli shqipetar?
    Cfare dreq njerzish ka zgjedhur qe ta qeverisin?
    Turp e faqe e zeze!

  2. Elza says:

    Po ç’fare presidenti je ti mor, as mish as peshk.
    Cilat jane detyrat e tua si president , vetem pritje e percjellje delegacionesh?….se vetem ato ti kane lene ne funksion.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje