Presidenti Topi dënon dhunën e ushtruar ndaj romëve

16 Mars 2011, 13:18Politika TEMA

Presidenti Bamir Topi ka pritur në një takim përfaqësues të komunitetit rom, të cilëve u ka shprehur indinjatën e tij për ngjarjen e fundit të përzënies së disa familjeve rome me dhunë.

“Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi priti sot në Zyrën e tij një përfaqësi të Bashkësisë Rome, të kryesuar nga Kryetari i Unionit të Romëve të Shqipërisë, zoti Skënder Veliu, dhe në përbërje të së cilës ishin edhe drejtues të Shoqatës Kombëtare “Edukimi për Jetën”, juristë dhe mbrojtës të të drejtave të romëve nga shoqëria civile.

Pasi falenderuan për pritjen e rezervuar, përfaqësuesit e Bashkësisë Rome vlerësuan vëmendjen dhe ndjeshmërinë e vazhdueshme të Kreut të Shtetit ndaj kësaj pakice etnike, pjesë e shoqërisë shqiptare prej më shumë se gjashtëqind vjetësh. Ata parashtruan disa nga problemet më të mprehta me të cilat përballen në jetën dhe veprimtarinë e tyre, si dhe u ndalën në ngjarjen më të fundit, atë të shpërnguljes së detyruar të gati 300 anëtarëve të familjeve rome nga një zonë periferike e kryeqytetit. Me këtë rast, përfaqësuesit e Bashkësisë Rome shtruan kërkesën për një mbështetje dhe përkrahje më të madhe nga institucionet shtetërore përkatëse dhe gjetjen e mekanizmave të duhura ligjore dhe institucionale për zgjidhjen e problemeve të tyre, por edhe për integrimin e këtij komuniteti në jetën shoqërore të vendit duke pasur parasysh strehimin, shkollimin dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

Kryetari i Shtetit, duke i dëgjuar me vëmendje shqetësimet e ngritura nga përfaqësuesit e Bashkësisë Rome, u shpreh se bashkësia e tyre, me identitetin, vlerat dhe traditat e vyera që përçon, meriton “ jo vetëm të gëzojë të gjitha të drejtat legjitime të barabarta me çdo qytetar të Republikës së Shqipërisë të garantuara në Kushtetutë”, por edhe të integrohet plotësisht në jetën shoqërore, duke vënë në pah rëndësinë e ndërrmarrjes së veprimeve dhe të masave konkrete në këtë drejtim si dhe të një përfaqësimi dinjitoz e institucional të interesave të tyre.

Presidenti Topi, pasi dënoi forcërisht dhunën e ushtruar ndaj familjeve rome dhe sidomos ndaj fëmijëve në fund të muajit shkurt, theksoi se “në një vend demokratik, të çliruar nga çdo lloj paragjykimi si Shqipëria, ku ekziston bashkëjetesa dhe harmonia shoqërore mes të gjitha komuniteteve,” edhe Bashkësia Rome duhet të ndihet më e mbështetur dhe më e përkrahur nga shteti”, duke u bërë thirrje dhe inkurajuar të gjitha institucionet shtetërore të mbrojnë të drejtat legjitime të romëve, në mënyrë që ata të ndihen të barabartë mes të barabartëve në një vend që aspiron të bëhet pjesë e familjes së madhe evropiane me të gjitha standardet e duhura”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

6 komente në “Presidenti Topi dënon dhunën e ushtruar ndaj romëve”

  1. Arberor says:

    Shpejt u kujtove, prit edhe pak, ose mbaj Heshtje!

  2. Gramozi says:

    –Ketij i ven per shtat sharjet:—MERHUM…MATUF..MEFSHO…HUMBAMENO…

  3. arsen says:

    Ore zotriu President!
    Cfare kupton zotriu jot, me fjalen GENOCID!
    Po me fjalen RACIZEM!
    C’kuptim ka solidariteti Yt me Shoqatat joqeveritare?!!!
    Cil autoritet thiria zotrija jote ne raport?
    Kujt i kerkove llogari per kete GENOCID ne mes te Tiranes?
    Sa dite afat u dhe vartesve te tu polica, per te gjetur dhe per te rrasur brenda “autoret e panjohur”?
    NESE NUK E KE KETE FUQI, PERSE LAJMERON MEDIAT QE TE TRASMETOJNE KETE XHENEROZITET TE SHTIRUR???
    President koti!

    1. Arben007 says:

      Vertet president koti, por ama i perlan 2500000 leke ne muaj nga taksat tona ai…

  4. beli says:

    Z.Bami Topi me vjen per cudi per ngjarjen e rende qe ndodhi me komunitetin rom ne kryeqytetin e shqiperise .Ne kete shekull te ri te lindi ne mes te Tiranes nje racizme si ne shekullin e kaluar me Hitlerin ne Berlin qe zhduku me qindra mijra rom e cifute.Mos valle kjo eshte e rastesishme?.Jo, kjo skeme politike qe vegjeton edhe prapa mureve te presidences tuaj.Si ka mundesi qe JU kini postin me te larte ne shqiperi si president te mos jeni informuar para e mbasi te ndodhte kjo shemtire raciste.Nese organet e specializuara pran jush nuk fuksionojne me dashje o se jo,nuk eshte larg zona e trenit ku racizmi goditi shqiptaret rome vetem me nje shtitje te zakoneshme do te ishte izoluar.Kjo eshte njera ane e faqes se racizmit te zanafilluar ne shqiperi,Nje dyzini te pa numurte police ka ministria e brendeshme te specializuar ne Tropoje e gjetke me ne krye vrasesin e 21 janarit,kur dodhi ky skandal bandesti nuk ndodheshin aty per te nderhyre?.Edhe kjo eshte e rastit.? .Te gjitha jane te planizuara nga qeveritaret.Nuk ka rendesi se si person te vjen keq per romet e perzvalur,te torturuar,te shkelmuar,e deri tek cdenderimi i grave e te vajzave,por kujt i kerkove llogari.per kete genocit ne mes te Tiranes?.Para Jush duhet te japi llogai kryeministri dhe gjakesori i 21 janarit dhe perkuroria edhe kjo ishte larg/.Vonesa Juaj per kete ngjarje te shemtuar do te kete pasoja me te medha e me te rrezikshme ne hapesiren rome ne shqiperi ndaj races inferiore rome qe as kush nuk i afron ndihme e privilegje ne jeten shoqerore,kulturore,politike e strehimore.Ata jane shqiptare me shekuj ne shqiperi dhe askush nuk duhet ti veshtroje me syrin te ardhur pra 600-700 vjetesh sepse edhe ata ne fund te fundit jane njerez te TE NJE ZOTI.Genocistet para drejtesise.

  5. saranda2001 says:

    Kesaj i thone :skma cte bej ha ca buke e bej ca m….,njeri plasteline tregoje forcen si i pari i shtetit.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje