Pacolli si Berisha: Do sjell Shakirën ose Lady Gaga-n në Kosovë

16 Mars 2011, 12:22Politika TEMA

Beyonce, Shakira apo Lady Gaga? Këta janë vetëm disa emra nga të cilët kanë nxitur debate në Presidencë. Janë vetëm emrat e muzikës botërore, të cilët sjellin një pikëpyetje se cila nga këto këngëtare do të shkelë tokën e Kosovës, gjatë sezonit të verës.

“Ka një sërë idesh dhe projektesh, të cilat për momentin po shqyrtohen në Presidencë. Janë projekte që kanë të bëjnë me përmirësimin e imazhit të Kosovës, dhe ndër këto ide dhe projekte, që janë në fazën e shqyrtimin, është edhe sjellja e ndonjë ylli botëror të muzikës në Kosovë, gjatë sezonit veror. Për momentin mund të them vetëm se jemi duke shqyrtuar të gjitha ato mundësi që ka Kosova, dhe të cilat çojnë në përmirësimin e imazhit të vendit tonë”, ka thënë këshilltari i presidentit, Arbër Geci, për InfoPress.

I pyetur se ndër ‘mysafirët’ e radhës do të jenë edhe Beyonce, Shakira apo Lady Gaga, Arbëri, nuk e mohon si mundësi, ndonëse edhe këta janë disa emra që mbesin të shqyrtohen.

“Janë edhe këta emra si mundësi, por ka edhe emra tjerë të cilët janë në shqyrtim e sipër. Ndoshta shumë shpejt do të vendosim se cilët do të jenë ata emra e do t’i bëjmë publikë”, ka pohuar Geci.

Ndonëse parashihet që yjet botërore të jenë në Kosovë në stinën e verës, nga Presidenca bëjnë me dije se këto nuk janë të vetmet plane të tyre. Ka edhe shumë angazhime për punë të mëtutjeshme, të cilat do pasojnë me kohë.

“TELEGRAFI”

7 komente në “Pacolli si Berisha: Do sjell Shakirën ose Lady Gaga-n në Kosovë”

  1. eddy says:

    NJERI ME NIVEL TE ULET INTELEKTUAL E SUPOZOJME SE E SOLLE SHAQIREN OSE LESHI GAGA CFARE NDRYSHOJE NE KOSOVO O NJERI KOSOVA KA NEVOJE PER NJE PRESIDENT POPULLORE NUK KA NEVOJE PER JU KOSOVA KA NEVOJE PER DINJITET KA NEVOJE PER FLAMURIN HYMNIN GJUHEN QE PO JA NDRYSHONI KOSOVO KA NEVOJE PER NJE QEVERI NUK KA NEVOJE PER KRIMINELIN THACI KOSOVA KA NEVOJE PER PUNE PER RRUGE ZHVILLIM NUK KA NEVOJE PER VIDÉO GAGE

  2. Rilind says:

    Po pse o Pacoll? Fillove edhe ti nga brockullat? Ato pare ti shkojne popullit te Kosoves me mire.

  3. Gramozi says:

    —–KRRAU KRRIU PO VJEN AVZIU AVZIU————
    Avziu—-deputeti i sales per qytetin Kukaraca te meksikes thote sot:—-ligji i zgjedhjeve ska nevoje per ndryshim….

  4. Nabukodonosor says:

    Sill motren me mire.

  5. saranda2001 says:

    Ketij e kane hedhur trute e Sales me duket ,por them meqene ka jetuar jashte mbase kupton nga demokracia peredimore,Le ta leme te punoje .Per mendimin tim me duket me i pershtatshmi sot per sot per te drejtuar kosoven.

  6. samir says:

    Pa pa pa pa…..Behxhet Pacolli po flet percart…”Do sjellë Beyonce-n apo Shakira-n për përmirësimin e imazhit të Kosovës”. A nuk eshte valle kjo nje sjellje prej femiju? Keshtu e kam degjuar duke folur vetem nje perfaqesues biznesi, kur tentoi te sillte Ramazotin ne Prishtine, por nuk mundi. Politikanet e pjekur nuk flasin keshtu. Nese me te vertete Pacolli do te donte dhe para se gjithash do te dinte te permirsonte imazhin e Kosoves, ai si President nuk do te kishte votuar pro qeverise. Imazhi i Kosoves permiresohet duke luftuar krimin e organizuar; permiresohet duke forcuar gjykatat e policine; duke ndare fonde per bujqesi e per arsimim me te mire; duke ndertuar nje Kosove te mundesive te barabarta e duke larguar nepotizmin. Imazhi i Kosoves permiresohet duke futur njerez te zot ne qeveri e ne administrate -e dini ka shume ministra qe skuqesh kur i degjon duke folur, vecanerisht nese je prane tyre; Imazhi i Kosoves permiresohet duke mos duruar abuzimin me parane publike e duke krijuar kushte me te mira veprimi per bizneset…Nese politika kosovare nuk ka ide me kreative atehere vaj halli per ne…Samir Potera

  7. nicolla disha says:

    Le te merren Kosvaret me Pacollin. Une e shikoje humbje kohe te komentoje Pacollin!

Comments are closed.

Lini një Përgjigje