Daniel Fearn, Drejtor për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Jashtme dhe të Komonuelthit në Londër, përfundoi një vizitë tre ditore në Shqipëri gjatë së cilës u takua me Presidentin, Kryeministrin, Ministrin e Jashtëm dhe kreun e Opozitës, si dhe me deputetë, zyrtarë dhe perfaqesues te shoqerise civile.
“Zgjedhjet e ardhshme lokale janë prioritet i menjëhershëm. Të gjitha palët duhet të luajnë rolin e tyre per ti bërë keto zgjedhje një sukses, dhe për të siguruar qe ato te përmbushin standardet evropiane dhe pritshmerite e publikut Shqiptar,” tha Fearn në takime. Ai theksoi se “bashkëpunimi duhet të vazhdoje përtej zgjedhjeve te Majit, për të vazhduar reformat dhe siguruar zbatimin e plotë të 12 reformave prioritare kryesore BE-së. Eshte përgjegjësi e Qeverise dhe Opozites për të punuar se bashku për këtë, dhe për të vendosur interesat e vendit mbi politikën partiake apo interesin personal”.
Në përfundim, Drejtori për Ballkanin Perëndimor vuri në dukje se Britania ka vazhduar të mbështesë fuqishëm zhvillimin e sektorit të drejtësisë në Shqipëri. Në përvjetorin e tretë të tragjedisë së Gërdecit , Z Fearn theksoi se eshte e rendesishme qe drejtesia te kryhet. Ai gjithashtu I beri thirrje te gjitha partive qe te mbeshtesin Prokurorine e Pergjithshme ne kryerjen e nje hetimi te plote, te besueshëm dhe te pavarur te ngjarjeve te 21 Janarit.