Familjarët e viktimave të tragjedisë së Gërdecit kanë vendosur kurora me lule dhe kanë ndezur qirinj një kraterin ku ndodhi shpërthimi tragjik tre vjet më parë në Gërdec.
Në tre vjetorin e kësaj tragjedie, familjarët e viktimave janë shprehur të indinjuar me mungesën e drejtësisë, e cila, edhe pse ka tre vjet që ka ndodhur tragjedia, nuk ka dënuar asnjë person për këtë ngjarje. Jo vetëm kaq, por të akuzuarit kryesor të kësaj tragjedie, Mihal Delijorgji, Ylli Pinari dhe Dritan Minxolli, tashmë kanë dalë nga burgu për shkak të zvarritjes së procesit gjyqësor. Ndërsa Fatmir Mediu vazhdon që të jetë pjesë e qeverisë së drejtuar nga kryeministri Berisha.
Pasdit, në orën 17:00, opozita ka paralajmëruar se do të mbajë një protestë në Gërdec, me rastin e tre vjetorit të tragjedisë së Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona dhe mbetën të plagosur më shumë se 300 të tjerë.
Comments are closed.
Me respekt per Ata qe u vrani, nga Ata .pushtetare te rendur pas pushtetit te botes se korrupsionit e krimit. Per t`i nderuar ATA fatkeqe,nuk eshte kohaper te vajtuar tek vendi ku u krye kimi,por do te tregonit respekt me te madh per ATA fatkeqe,nese do te PROTESTONIT CDO DITE ;PA U NDALUR; PARA ZYRAVE TE ASAJ DORE KRIMINALE ;QE I MORI JETEN KETYRE TE PAFAJSHMEVE.