Avokatit i Popullit: Gjyqësori dhe policia, probleme të theksuara

15 Mars 2011, 11:04Politika TEMA

Avokatja e Popullit, Florina Nuni, ka paraqitur raportin e vitit 2010 të këtij institucioni lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut. Në raport, kritikohen ashpër disa institucione, si CEZ, OSSH, Albtelekom etj, të cilat nuk kanë qenë transparente me konsumatorët e tyre.

Sipas raportit të paraqitur nga ana e Nunit, këto instuticione kanë abuzuar dhe nuk kianë informuar konsumatorët e tyre në lidhje me problemet që kanë pasur.

Raporti ka pasur edhe kritika të forta për sistemin e drejtësisë, që nisin që me zvarritjen e proceseve gjyqësore, mnagësitë e shumta të vëna re gjatë hetimeve, mos-ekzekutimin e vendimeve të marra nga ana e gjykatave etj.

Në raport janë theksuar edhe problemet e ushtrimit të dhunës dhe keqtrajtimit nga ana e uniformave blu të policisë, pasi në vitin e kaluar ka pasur 130 ankesa të tilla.

Lini një Përgjigje