Mediat austriake paralajmërojnë se në vitin 2013 pritet të nisë ndërtimi i një centrali atomik në Shqipëri, që do punojë për Italinë. Rreziku është i madh, shkruajnë gazetat për shkak se Shqipëria është një zonë me aktivitet të lartë sizmik. Më poshtë një shkrim i botuar në sitin “Kosova Aktuell”
Nga Max Brym
Shqipëria dhe Kosova kanë probleme me energjinë. Por energjia atomike nuk është kurrsesi një zgjidhje. Energjia atomike është një rrezik vdekjeprurës për të gjithë njerëzit në Kosovë dhe Shqipëri. Një fakt i tillë mund të konfirmohet shumë kollaj nëse sheh atë që po ndodh në Japoni. Kryeministri shqiptar, Sali Berisha, prej vitesh është kthyer në një agjent të lobeve të pangopura të energjisë atomike. Berisha sheh ëndrra radioaktive. Sipërmarrësit e huaj do të ndërtojnë në Shqipëri atë që nuk mund të ndërtojnë dot në shtëpitë e tyre: centrale atomike. Që në vitin 2007 Berisha ka prezantuar një plan për të ndërtuar në Durrës një central të tillë me ndihmën e të huajve. Në një faqe interneti mund të lexohet: Berisha bëri të ditur atëherë se shumë firma të huaja kanë shprehur interesin e tyre për të prodhuar energji atomike në Shqipëri e për ta eksportuar atë më pas në Itali, ku ndërtimi i centraleve atomike është i ndaluar me ligj.
Por për disa kohë u mendua se një plan i tillë kishte vdekur. Por Berisha po kërkonte investitorë. Që nga viti 2009 ka një plan për të ndërtuar në veri të Shqipërisë, në brigjet e lumit Buna në Shkodër një central atomik. Kostoja e një centrali të tillë mendohet se mund të shkojë deri në 4 miliardë euro. Centrali me energji bërthamore do të ndërtohet nga një konsorcium italo- kroat. Shqetësimet vijnë edhe për shkak se ekziston rreziku i tërmeteve në këtë zonë. Shqipëria është një vend me aktivitet të lartë sizmik. Është interesant fakti se jo larg vendi ku planifikohet të ndërtohet centrali atomik ka pasur një tërmet shkatërrimtar në vitin 1979.
Natyrisht që punët e ndyra Berisha i merr nga shoku i tij i ngushtë, Berluskoni. Berisha ka vendosur në dispozicion të mafias atomike një vend ndërtimi për centralin bërthamor.
“Kleine Zeitung” shkroi pardje: “Kryeministri italian Berluskoni ka përforcuar sërish idenë e energjisë bërthamore. Kjo shkon në kundërshtim me një referendum të popullit të vitit 1986, që dha votën kundër ndërtimit të centraleve atomikë. Për këtë arsye Berluskoni është në kërkim të vendeve për të ndërtuar centrale. Në vitin 2013 pritet të nisë puna për ndërtimin. Energjinë atomike gadishulli Apenin pritet ta marrë nga Shqipëria, e cila do e eksportojë atë në Itali. Ekspertët paralajmërojnë për rrezikun e tërmeteve në veri të Shqipërisë.
Por e gjitha kjo nuk i bën përshtypje Berishës. Nuk ka asnjë sqarim nga ana e qeverisë se ajo ka hequr dorë nga planet atomike. Lufta kundër Berishës është një luftë për mbijetesën e kombit shqiptar. Edhe sipas mendimit të ekspertëve më të mira, Shqipëria nuk është një vend për centralet bërthamore. Në Shqipëri ekziston rreziku i tërmeteve dhe çështja e mbeturinave bërthamore nuk është zgjidhur në asnjë vend, jo më në Shqipëri.
Shqipëria nuk duhet të bëhet një kosh për mbeturinat bërthamore. Duhet të ketë një plan të pavarur për energjinë në Kosovë e Shqipëri. Ky plan duhet të shkojë në kundërshtim me interesat e qeverisë gjysëm- kolonialiste të Berishës.
Comments are closed.
Nuk kuptojme se çpo bejme keto njezet vjet nen Berishen.Sa ka investuar ky njeri per energjine ne keto njezet vjet?Shqiperia eshte vend me resorse hidrike dhe nuk ka nevoje per berthamore.A ka Shqiperia intelektuale qe kane studiuar para viteve 90-te ne Shqiperi dhe qe kane studiuar jashte ne kohen e Sales?Se ata qe jane intelektalet e Sales= dipllome e blere ose plepist.Ketu perfshihen sidomos ata qe studiojne neper universitetet private te mafjes injorante.Cfare bejne intelektualet shqiptare?I thurin temenara pushtetit budall te Sales?A mendojne keta intelektuale per te nesermen e brezave te tyre?A nuk e shikojne keta intelektuale se jemi futur nr nje rruge qe nuk te çon asgjekundi perveç veteshkaterrimit?Ju bej thirrje te lene erresiren,te dalin ne drite dhe te ndriçojne rrugen per te ardhmen e kombit.Per ku , qe nga , dhe si.
Pyetja eshte shume e thjeshte ne kete rast, cila eshte arsyeja e vertete qe nje central berthamor ndertohet ne Shqiperi dhe jo ne Itali, cila apo cilat jane arsyet e verteta qe plehrat industriale, te cilat krijuan nje skandal te vertete nderkombetar nuk do te digjen me ne Italine e jugut, por do te digjen e groposen ne Shqiperi!?
Qe prej kur Qeveria shqiptare eshte ber me e zgjuar se Qeveria italiane dhe u merka nje biznes fitimprures e te pademshem Qeverise se Berluskonit, i cili ka filluar nga hiçi dhe sot ka mbi 10 milliard euro pasuri?!
Pra Berluskoni me qeverine e vet pranoka qe vendet e punes qe mund te krijoheshin ne Itali, te krijohen me parate e bankave italiane ne Shqiperi….
Ps. Hasan, qe prej vitit 1985 me perfundimin e hidrocentralit te Komanit, asnje veper e re e prodhimit te energjise elektrike nuk eshte ndertuar ne Shqiperi., optimizimi kaskades se Drinit filloj te negocjohej kur ishte Meta kryeminister, me pas erdhi Majko dhe me pas Nano dhe asgje su be, Berisha akoma me pak, Shkodra u permbyt dhe ai projekt vazhdon te mbetet ne zyrat e Keshit..
Hidrocentrali i Banjes filloi me groupin francez Alstom ne 1988 dhe kurr nuk perfundoi, po ashtu hidrocentrali i Bushatit, i firmosur nga Meta..
Aktualisht, presa me e madhe e hidrocentraleve u dhane me koncesione, simpatizanteve te PD e LSI, si dhe atyre qe mbushen xhepat e Ilir Metes dhe Dritan Priftit.
Keshtu qe intelektualet nuk ka se kush ti pyesi kur paraja e korrupsionit rjedh zyrave te qeverise.
Projekte si hidrocentrali i Benjes u lane pergjysem, ai i Bushatit u firmos nga
Besoj ti kene lexuar Grossruck dhe Pack keto cmendurira te Berishes, atehere u djeg b… atyre kur te kene marre ndonje doze te embel 7000 Sv dhe ti lene shenden kesaj bote me ndonje karcinome, por c`taksirat kane te tjeret qe te merren ne qafe nga ai i cmendur?
Ky shkrim thjesht na lè tè kuptojmè se sa e madhe èshtè urrejtja e Saliut pèr shqipètarèt.
Atè qè nuk arriti ai sa èshtè gjallè,do t’ja arrijè me centralin bèrthamorè pas vdekjes.
Nuk e di se the nè ferr do tè ketè vènd pèr tè ????
Te behet referendume sic u be ne Italy. Vetem keshtu ndahlohet kafsha Berishjane me planet shkatrruese.
shpellari i Vucidolit kujton se centralet berthamor jane baxho,ku con qumesht e merr gjize….
–Ky teci berthamor qe do t e beje Sala eshte shume i thjeshte dhe nuk ka rrezik nqs punon sistemi ftohjes–por problem jane mbetjet toxike berthamoire –ato ku do i hedhesh, se ne jemi vend i vogel
Ndersa ne Japoni ndodho shperthimi sepse atij tecit berthamor atje nuk i funxiononte sistemi ftohjes fare –pasi nuk kishte energji elektrike fare atje dhe sistemi ftohjes ngeci–atehere ato shufrat radioaktive u tejnxehen dhe sollen shperthimin, pasi ata bene edhe nje gafe, i futen uje direkt per ta ftohur, uji avulloi menjehre nga nxehtesia tepere madhe dhe e beri kallame ———-Kete e thoshte New York Times sot
Por qe Teci eshte i thjeshte —Problemi eshte tek mbetjet toxike –dhe nqs punon sistemi ftohjes –Nuk ka ca i ben dem as termeti Tecit berthamor –Sepse ato jane te izoluara , dhe po u ftohen shufrat radiokative nuk ka asnje rezik
Nuk po i besoj syve c`fare shkruan ai lart. “teci i sales eshte i thjeshte nqs punon sistemi i ftohjes…”
eshte me te vertete tmerr kur lexon gjera te tilla, pa lere pastaj te punoje ky tipi me lart ne keta qe i quan tec-e, ku dhe me shqipen ka boll probleme. Jam i sigurte qe elementet radioaktive, pas inagurimit qe do ti bej Sala, do ti marrin per te bere shtepite e reja, ndersa ujin qe do te furnizoje reaktorin do ta devijojne per te ujitur bahcet.
Dhe se fundi, keto nuk jane tec-e por reaktore bethamore qe punojne ne baze reaksionit zinxhir te kontrolluar te ndarjes se berthemes se atomeve te lendeve radioktive si Cesium, Uran, Pluton etj.
Eshte pak a shume si thua ti.Centralet e energjise berthamore jane gjithmone rrezik,ne funksionim,ne magazinimin e proçedimin e skorjeve,transportin e lendes se pare,ne pamundesine e shuarjes ne rast avarie,etj.Ka vlere te pallogaritshme financiare,e shpesh dekontaminimi dhe demet ne avari nuk futen ne koston totale te centraleve atomike,megjithe permiresimet ne teknologji;tani jemi ne gjeneraten e trete.Por interesat jane shume te medha;jane ne loje Big te teknologjise;AREVA(France),Toshiba-Westinghouse,Hitachi-General Electric,dhe Rosatom-Siemens;pra franceze,amerikane,japoneze dhe ruso-gjermane.Keto 4 konsorciume(ku dreqin ka gjetur Berisha kroatet me italianet,kur vete italianet jane mbeshtetur tek AREVA)kane projekte te gjenerates se III,dhe marrin pjese ne ITER(central me fusion nuklear)qe pritet ti jape fund hallit energjitik,por jo para 2030.Ne krruhemi kot ne keto pune,dhe duhet te bejme protesta,qe as pese leke me projekte koti te mos harxhohen.Shendet!
Sala bene centrale
XHozi bene projekte
Luli bene rruspie
Garda te ben per vdekje
Claus, fole drejt. Edhe Beso foli mir.
“die kleine Zeitung” e Vjenes bente te ditur dje, se ne “Shkoder do te ngrihet centrali berthamor i cili do te filloje ndoshta ne vitin 2013!!” Tmerr,tmerr. Gjermania do te heqe nga rrjeti energjik 7 centrale te tille meqe jane ndertuar gjate viteve `80, ndersa Kina do te ndertoje 40 te tille!!!
Shkodra cilesohej nga artikullshkruesi si nje zone me intensitet te larte sizmologjik, kujto termetin diku ne fillim te viteve 80.
Une do te shtoja dhe 5 permbytjet ne nje vit`, si dhe punonjesit shqiptare, nese do te jene te tille, nje element qe duhet marre mire parasysh nga potencialet “cunamike” qe disponon.
Kujtoj shprehjen e tropojaneve kur do te fillonte se ndertuari hidrocentarli i Fierzes: ” Ne dum vetem fuqi puntore, se inxhinjera jena vete!!!”
Para disa ditesh isha ne Vien.
Ta dija qe ishe aty do te kisha pi nje kafe me ty se me pelqeve ne shkrim.