Partia Demokratike, përmes zëdhënëses së saj ka reaguar në lidhje me qëndrimet e mbajtur nga Partia Socialiste për kontrabandën e naftës. Edhe pse 13 persona janë arrestuar se kanë bërë kontrabandë këto vite, PD thotë se kontrabanda është bërë në kohën e PS. PD shkon më tej kur thotë se kontrabanda e naftës ka mbrojtjen e kupolës së PS, edhe pse kreu i saj është një sponsor i PD. “Partia Demokratike sqaron edhe njëherë se kjo kontrabandë ka qënë hapur gjatë 8 viteve të qeverisjes socialiste. Kjo kontrabandë u godit me forcën e ligjit gjatë viteve të qeverisjes së PD-së. U denoncuan dhe u dërguan për ndjekje penale grupet e saj, të cilat janë mbrojtur dhe mbrohen nga kupola mafioze e Partisë Socialiste me në krye Edi Ramën. Vetëm në këto momente janë të bllokuara mijëra tonë të kompanive të tjera të familjeve të bosëve mafiozë të kupolës së PS-së. Partia Demokratike i deklaron edhe një herë kreut të pinjollëve të Benalive të Tiranës, që përmbysëm 20 vjet më parë, Edvin Kristaq Ramës, se ligji dhe vetëm ligji do të veprojë mbi secilin që shkel apo del mbi të, dhe kjo është e do të mbetet motoja jonë,” tha zëdhënësja e PD.
Comments are closed.
na mbushen mendjen keta. vetem se mundohen te te bejne budalla me zor, duhet ti ndeshkosh….se kaq shume skandale sa jane bere… nuk po i mbajme mend. le ti denojne per nje nen te tille : Tentative per te bere nje popull te tere budalla…..
Ju te PD_se jeni te kapitulluar nga mendia.
Kjo kontrabandë u godit me forcën e ligjit gjatë viteve të qeverisjes së PD-së
Hipokrite. Vetem tani qe Dritan Prifti po flet prokuroria levizi. Duke njohur drejtesine shqiptare brenda muajit te gjithe keta te akuzuarit do te jene te lire megjithese meritojne te kalben ne burg e tu konfiskohen te gjitha pasurite.
Ne cfardo kohe te jete bere kontrabanda, eshte ne nderin e Drejtesise shqiptare te ndeshkoje personat pergjegjes dhe te mos lejoje qe fajtoret te shpetojne me ,,stilin e Gerdecit,,duke turperuar drejtesine dhe te gjithe shqiptaret kudo qe jetojne.Institucionet pergjegjese eshte mire qe te ,,Zgjohen nga gjumi i gjate,,dhe te kujtohen se duhet ti sherbejne Drejtesise e jo parave te pista qe po pasurojne zyrtaret dhe po varferojne shqiptaret.
Po mire atehere, nese Edi Rama konsiderohet si shefi i kupoles mafjoze, dhe kjo dihet mire nga Partia Demokratike, cila eshte arsyja qe qeveria aktuale nuk e ve perpara drejtesie, duke shpene ne organet perkatese dhe te denohet si kryetar i organizate mafioze!?
Nese Rama eshte me te vertet mafioz, qeveria aktuale me ne krye Sali Berishen mban pergjegjesine qe lejon ne Shqiperi qe nje mafioz te ushtroje aktivitet dhe mos denohet nga Shteti shqiptar, nese Rama nuk eshte majfoz, atehe Qeveria aktuale me Berishen ne krye mban pergjegjesi per shpifje me qellim manipulimin e popullit, pra ne te dyja rastet eshte pergjegjese e fajtore.
Kaq budallenj te kete te Partia Demokratike qe te nxjerrin budalliqe te tilla, apo kaq popull budalla te jemi qe gelltisim budalliqe te tilla?
“LIgji dhe vetem ligji do te veproje mbi secilin qe shkel apo del mbi te,dhe kjo eshte e do te mbetet motoja jone”,tha zedhenesja e PD-se.
Mirepo me kete “zotim” i bie qe ju,moj zonje te beni “vetevrasje” dhe me sa dime ju nuk jeni nga ata “burra zakoni”, perkundrazi,ju e merrni turpin ne sup,dhe e hani si sufllaqe,pavaresisht eres qe kuterbon.
Ja,te ketille jeni ju,hajdute,kontrabandiste,imorale te paskrupullt,edhe fakti qe del zedhenesia e flet brockulla tregon qe jeni pa pike dinjiteti,ju genjeshtare te klasit pare…
Saliu vrau 4 demonstrues paqesore dhe tha “kane vrare njeri – tjetrin protestuesit”!!!
Po te mos ishin kapur vrasjet ne kamere,ky kameleon do te “qante” me lote krokodili per te vraret dhe te plagosurit dhe do te na shfaqej superhuman…
Kur u vertetua se vrasesi ishte ai vete me Garden e tij,e ndryshoi gjuhen,duke nxjerre ne pah fytyren diktatoriale .
Dhe ndersa Deshmoret e vrare ne proteste i ofendoi me fjalorin e tij te piset,vrasesit i shperbleu me nga kater rroga…
Une nuk arrij te kuptoj perse nuk merret i pandehur per pengimin qe i beri Prokurorise ne mosdorezimin e te dyshuarve dhe fshehjen e provave ky kriminel ,kur nje veprim i tille eshte i denueshem ne Kodin Penal…
Po sikur ta bente kete veprim ndonje tjeter,a do tolerohej,sic po veprohet me Sali Berishen???
Ja,pra,ky eshte “ligji dhe vetem ligji” qe po reciton zedhenesja e PD-se,pa iu skuqur faqja …
Ligjin e kane bere si pacavure ku fshijne kembet sa here u nevojitet dhe nga ana tjeter i thurin edhe kenge majekrahu…
Kupa eshte mbushur dhe derdhur,por ky “ari i zi”ua nxiu faqen fare dhe nuk ka “cunam” qe t`ua laje surratin,ketyre grabitesve,ketyre hajduteve te votes dhe pasurise se popullit shqiptar…
Ligji dhe vetem ligji DUHET TE VEPROJE MBI SECILIN,JO ME FJALE POR REALISHT!!!!
Por per surratnxiret ka edhe nje denim tjeter,te cilin e jep vete populli, dhe ky do te jete denimi me VOTE PLEBISHITARE NE FAVOR TE OPOZITES…
Edhe PUCIN e bene ata te P S
PO ju ne pushtet cfar beni
SHIKONI se nga 6 vjet ne pushtet nuk ka ngelur minister pa u denoncuar NGA keto pergjigje me duket populli yne po qahet nga shiu por ka per ta zere bresheri